Disa këshilla se si të jeni të lumtur në punë

Life style

Disa këshilla se si të jeni të lumtur në punë

Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 10:23
Foto ilustrim

Punëtorët më të lumtur janë më produktiv dhe me të motivuar, dhe me më shumë gjasa për të qëndruar më shumë në atë kompani.

Është shumë e rëndësishme që në një vend të punës të krijohet sensi i lumtur i punës. Pa marrë parasysh se sa e doni punën tuaj, ju mund të bëni më shumë që të jeni më të lumtur në punë, dhe këtu gjeni disa këshilla për këtë gjë.

Gjeni një punë që e doni dhe mund të bëni karrierë në të.

Për disa persona, një karrierë që ata e shijojnë mund të nënkupton të gjejnë një punë që ata mund të i përdorin aftësitë që ata janë krenar. Asnjë punëtor nuk është i lumtur në punë çdo ditë, pasi që pa marr parasysh se sa e doni punën ndonjëherë mund të jetë shumë frustruese. Por, nëse karriera juaj është diçka që e shijoni në përgjithësi dhe jeni krenar për të, ju keni më shumë gjasa për të qenë të lumtur.

Gjeni punë që ju jep kohë edhe për jetën sociale

Për shumë persona, një punë është diçka që iu lejon të krijojnë edhe një mënyrë jetese edhe jashtë zyrës.

Merrni përgjegjësi për të ditur se çfarë po ndodh në punë

Të mos i dini dhe të hupni informacione kyçe në punë, mund të ju lë të pakënaqur dhe të pavlerësuar. Dhe nëse pritni që dikush të ua tregojë informacionin, ajo informatë mund të mos vi asnjëherë tek ju.

Në vend që të pritni se çfarë po ndodh me kompaninë tuaj, kujdeseni që merrni informacionet e sakta për të marr vendimet e duhura.

Gjithmonë kërkoni komente dhe kritika për punën që keni bërë

Të merrni komente për punën tuaj mund edhe të ju sjell përfitime pozitive që do ju bëjnë të ndjeheni më të vlerësuar, apo edhe do ju bëjë të kuptoni se ku jeni duke gabuar dhe çfarë të përmirësoni në të ardhmen, në mënyrë që të jeni më të suksesshëm në të ardhmen dhe kjo gjë do ju bëjë më të lumtur.

Bëni shoqëri

Punëtorët shpenzojnë shumë kohë në punë, andaj të kaloni kohë me kolegët është një eksperiencë pozitive në punë.

Mos premtoni gjëra që nuk mund t’i bëni

Njëra prej shkaktarëve më të mëdha të stresit dhe të pa lumturisë është dështimi i mos përmbushjes së premtimeve për punë.

Për të menaxhuar stresin e punës, krijoni një sistem apo listë për punët që keni për t’i bërë dhe ta ndiqni atë listë dhe orar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat