Victoria Beckham betohet për këtë truk bukurie 90 sekondash

Life style

Victoria Beckham betohet për këtë truk bukurie 90 sekondash

Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 19:19
Victoria Beckham

Victoria Beckham duket gjithnjë në formë dhe fytyra e saj duket përherë e më e freskët. Prandaj, kush nuk do të donte t’i vidhte disa truke bukurie?

Stilistja tregohet gjithnjë e gatshme për të folur për sekretet e saj të bukurisë dhe një prej tyre është edhe ky truk 90-sekondash, të cilit ajo i qëndron besnike.

Sipas Harper’s Bazaar, për t’u zgjuar, si dhe për t’u dukur më e bukur dhe më e freskët, Beckham përdor një ritual në dush.

Pasi lahet si zakonisht në mëngjes, në fund të dushit ajo shpëlahet me ujë të ftohtë për 30 sekonda, me ujë të ngrohtë për 30 sekonda të tjera dhe në fund sërish për 30 sekonda me ujë akull të ftohtë.

Mund të duket paksa e vështirë për t’u realizuar, sidomos tani në dimër, por ekspertët thonë se funksionon. Dhe, me sa shohim, për Victoria-n funksionon mrekullisht.

Uji i ftohtë si fillim do t’ju zgjojë nga gjumi dhe do t’ju shtojë energjitë, por gjithashtu do të nxisë qarkullimin e gjakut, do të zgjerojë kapilarët, do të tendosë lëkurën dhe do të përmirësojë sistemin imunitar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat