Për të çlodhur lëkurën në darkë të duhet vetëm pak miell

Life style

Për të çlodhur lëkurën në darkë të duhet vetëm pak miell

Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 20:32
Ilustrim

Sa herë që mund të ndjesh një fytyrë të lodhur dhe pa shkëlqim, ka një zgjidhje emergjente dhe shumë të shpejtë, e cila do të të kthejë freskinë në fytyrë. Këtë maskë mund ta përdorësh në çdo orar të ditës: në mëngjes, pas pune apo në darkë, para se të flesh. Kushti i vetëm janë 15 minuta

Në kushte shtëpie, jepi jetë fytyrës dhe mos e lër vetn pas dore. Ja mënyra:

Përbërësit e maskës:

Një lugë (gjelle) miell i bardhë

Një lugë mjaltë

Një lugë qumësht i freskët

Përzieji të gjithë përbërësit derisa të krijohet një masë homogjene. Përhape maskën me lehtësi në të gjithë fytyrën dhe lëre të pushojë për gati 15 minuta. Më pas, shpëlaje fytyrën me ujë të vakët dhe do ta ndiesh lëkurën më të freskët dhe plotësisht të çlodhur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat