Çfarë është kremi anestezik që ju shpëton nga dhimbjet e depilimit?

Life style

Çfarë është kremi anestezik që ju shpëton nga dhimbjet e depilimit?

Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 20:00
Ilustrim

A është e drejtë që të ndjeni kaq shumë dhimbje për të pasur këmbë të lëmuara dhe pa qime? Çfarë është ky ilaç që ju shpëton përpara depilimit? Sepse të gjithë e dimë që ky proces është disi "barbar" dhe çdo grua duhet ta përjetojë nëse do rezultate të kënaqshme. Ky është kremi anestezik dhe ka në bazë të tijën lidokainën, një ilaç që përdoret zakonisht si një anestezion lokal. "Gjendet në farmaci si krem ​​dhe shoqërohet me tetracainë ose prilocainën", shpjegon dermatologia Mariuccia Bucci.

Për të përdorur këtë "dhurataë nga parajsa" është e nevojshme të lexoni broshurën me kujdes, sepse në varësi të formulimit të saj, çdo krem ​​anestezik ka një shpejtësi të ndryshme të veprimit. Ju duhet ta aplikoni atë nga 15 deri në 45 minuta para se të filloni me procesin e depilimit.

Duhet ta aplikoni si një shtresë të trashë dhe të bollshme. Kur zona e aplikimit të jetë e zbardhur totalisht kjo do të thotë që anestezioni ka vepruar në mënyrë korrekte. Pas 45 minutave kremi duhet të hiqet mirë dhe të shpëlahet. Efekti anestezik zgjat rreth një orë.

A ka metoda të tjera për të zbutur dhimbjen e kësaj torture estetike? "Lageni me ujë të nxehtë zonën që do të depiloni, duke e masazhuar atë me një dorezë celuloze, duke zbutur qimet dhe duke eliminuar qelizat e vdekura dhe qimet e futura brenda në trup. E kjo teknikë zvogëlon gjithashtu rrezikun e infeksioneve", thotë profesori Antonino Di Pietro, dermatolog në Milano dhe drejtor i Institutit Dermoklinik "Vita Cutis". Ekspertët këshillojnë që më pas të aplikoni një shtresë të hollë pluhur talk, në mënyrë që dylli të parhapet në drejtim qimeve dhe më pas vijoni me procesin e depilimit. Këshillë e fundit: mos qëndroni në ankth, teksa lotoni. Në të vërtetë, frymëmarrja e thellë ju ndihmon të qëndroni të qetë dhe të ndjeni më pak dhimbje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat