10 këshilla për të qëndruar në formë për Krishtlindje

Life style

10 këshilla për të qëndruar në formë për Krishtlindje

Më: 13 dhjetor 2019 Në ora: 11:45
Ilustrim

Sezoni i  Krishtlindjes është hapur zyrtarisht, të paktën për ushqim të mirë. Janë hapur pemët dhe janë bërë dekorimet e para, madje dhe panetoni ka filluar zyrtarisht në tryeza si një meze e lehtë për t’u ndarë me njerëzit e dashur. Një triumf i vërtetë i ëmbëlsisë që ka filluar të ngjallë jo pak shqetësime tek ata që shqetësohen për formën e tyre fizike. Në fund të fundit, dihet se në periudhën e Krishtlindjes është pothuajse normale të fitosh peshë. Një çmim i vogël për t’u paguar për shumë ushqime të shijshme dhe për dreka e darka që alternojnë vazhdimisht në një vals të kalorive pafund, që, megjithëse të kënaqshme për qiellzën shpesh dëmtojnë ata që çdo mëngjes përballen me peshoren.

Lajmi i mirë është se ka një zgjidhje për kilet shtesë. Nëse edhe ju jeni ndër ata që kanë frikë të marrin një ose dy kile deri në fund të vitit, atëherë, mos u shqetësoni. Thjesht vendosni disa strategji të vogla për të shmangur kaloritë shtesë dhe për të shijuar mirësinë e periudhës së Krishtlindjes.

Këshilla për të qëndruar në formë për Krishtlindje

Ndonjëherë duhet shumë pak për të qëndruar në formë edhe gjatë kohës së festave. Ajo që ka rëndësi është të mësosh të moderosh dhe të ndjekësh disa rregulla që, megjithëse të thjeshta, të gjitha së bashku, arrijnë të çojnë drejt qëllimit.

Le të zbulojmë ato që janë më të rëndësishmet për të ruajtur peshën tuaj edhe për Krishtlindje:

Hani gjithmonë mëngjes.

Planifikoni ditët e “festës së Krishtlindjes”.

Shmang agjërimin.

Pini shumë ujë.

Bëni aktivitet fizik.

Zgjidhni alternativat më të lehta.

Shmangni kaloritë e panevojshme.

Shmangni përsëritjen

Shmangni ngrënien e ëmbëlsirave edhe në shtëpi.

Menaxhoni mirë mbetjet.

Këto dhjetë rregulla ju ndihmojnë të qëndroni në formë edhe gjatë festave të Krishtlindjes, pa qenë e nevojshme të hiqni dorë nga dalja me miqtë. Festimi i festave duke i dhuruar vetes edhe pjesën e ushqimit të mirë, është një aspekt i rëndësishëm që nuk duhet t’iu frikësojë dhe që nuk duhet të lihet mënjanë. Në fund të fundit, qëndrimi në formë nuk është aq i vështirë, mjafton vetëm vullneti i mirë dhe Krishtlindjet do të jenë relaksuese deri në pikën e duhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat