Martesa që mori fund menjëherë në ditën e dasmës - Bota Sot
Martesa që mori fund menjëherë në ditën e dasmës

Life style

Martesa që mori fund menjëherë në ditën e dasmës

Më: 13 dhjetor 2019 Në ora: 13:57
Foto ilustrim

Një çift i ri i dha fund martesës së tyre pak orë pas ceremonisë së dasmës, duke vendosur kështu ndoshta një rekord.

Stefan Uillson, nga Uellsi i Britanisë, pa t’i prishet dasma kur shoqëruesi i dhëndrit, vëllai i tij, rrahu keq nusen, mamanë dhe dy motrat e saj.

Familja e nuses ishte duke ndihmuar dhëndrin e dehur që të shkonte në shtrat, pasi kishte përfunduar ceremonia, transmeton Lexo.al.

Në atë çast, vëllai i tij erdhi duke thënë që i vëllai s’ishte më pjesë e familjes së tij, pasi s’duhej të ishte martuar me atë vajzë. Më pas ai kishte sulmuar dhunshëm me grushte nusen, mamanë e nuses, dy motrat dhe madje një taksist që e kishin thirrur. Për të gjitha këto sulme ka marrë dënime në nga gjykata.

Dasma u bë para katër muajsh dhe çifti s’është parë më bashkë që atëherë, e madje kanë deklaruar që po ndjekin secili rrugën e vet, duke vendosur kështu ndoshta rekord botëror për martesën më të shkurtër.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat