Foshnjat përdorin strategji për t’iu bërë të qeshni në mënyrë që t’i tregoni dashuri

Life style

Foshnjat përdorin strategji për t’iu bërë të qeshni në mënyrë që t’i tregoni dashuri

Më: 13 dhjetor 2019 Në ora: 21:24
Ilustrim

Shumë pak gjëra na japin lumturi të madhe sikur buzëqeshja e fëmijës tonë për herën e parë.

Ne ndjejmë tërrqethje, vrapojmë të gjejmë një kamerë, dhe lutemi që ajo buzëqeshje nuk largohet. Dhe po pas një kohë, foshnja buzëqesh prape. Duket sikur ata e kuptojnë në mënyrë perfekte se ne duam që ata të na ndriçojnë ditën dhe të na shohin me një fytyrë të lumtur.

Dhe çka është interesante sipas një studimi, nga Universiteti i Kalifornisë në San Diego, kanë gjetur se foshnjat buzëqeshin me nënat e tyre sepse presin që t’iu kthehet e njëjta, raporton “Bright Side”, transmeton lajmi.net.

30 bebe nga 4 deri në 17 javë ishin pjesëmarrëse në hulumtim, bashkë me nënat e tyre. Sjelljet janë bazuar në 4 objektiva që janë analizuar. Shkencëtarët kanë dashur të zbulojnë se çka e stimulon buzëqeshjen e foshnjave.

Foshnjat kanë shfaqur një sjellje specifike kur nënat kanë buzëqeshur. Foshnjat kanë buzëqeshur vetëm kur nënat iu kanë buzëqeshur specifikisht tek ata.

Ndërsa, kur nënat ishin të kthyera anash duke buzëqeshur dhe pastaj iu kanë buzëqeshur fëmijëve, e kundërta ka ndodhur foshnjat nuk e kanë kthyer gjestin. Nëse foshnjat e shohin që nënat e tyre po buzëqeshin dhe janë të lumtura, ata do t’i kopjojnë ato.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat