Taket e larta nuk jua dëmtojnë vetëm këmbët, por edhe tri pjesë tjera të trupit - Bota Sot
Taket e larta nuk jua dëmtojnë vetëm këmbët, por edhe tri pjesë tjera të trupit

Life style

Taket e larta nuk jua dëmtojnë vetëm këmbët, por edhe tri pjesë tjera të trupit

Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 07:31
Ilustrim

Sipas doktorëve, 71 për qind e femrave që mbathin taka kanë dhimbje kur i bartin ato.

Por, nuk janë vetëm këmbët ato që dëmtohen nga mbathja e takave.

Kur mbathni taka të larta, trupi duhet ta mbajë balancimin.

Në mënyrë që ta bëjë atë, pjesa e poshtme e shpinës duhet të shtyhet përpara dhe kështu ndryshon drejtimi i ijëve dhe shpinës. Fleksorët e ijëve duhet të jenë vazhdimisht të përkulur që ta mbajnë balancimin.

Nëse mbathni taka të larat për periudha të gjata, atëherë kjo i nxitë muskujt të shkurtohen dhe tkurren, e që shpie në dhimbje të ijëve.

Gjunjët

Drejtimi i peshës ndryshon kur mbathni taka të larta dhe për shkak të kësaj gjunjët duhet të shtyhen pak përpara që ta mbajnë balancimin, gjë e cila shkakton presion mbi ta.

Kjo pastaj mund të shkaktojë osteoartrit dhe simptomat janë të ndryshme.

Shpina

Shpina vetvetiu e ka një lakim të lehtë, kjo e mundëson që të zvogëlohet stresi nga lëvizja e trupit.

Kur mbathni taka të larta, ky lakim në pjesën e poshtme të shpinës ekzagjerohet dhe ndryshon mënyra si rrin shpina.

Kjo pastaj shkakton përdorim të tepërt muskulor dhe dhimbje të shpinës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat