Veprimet që nuk duhet të bëni për t’u rënë në sy të tjerëve

Life style

Veprimet që nuk duhet të bëni për t’u rënë në sy të tjerëve

Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 22:39
Foto ilustrim

Nga frika e mospranimit nga shoqëria, shumë persona shpesh përpiqen të sillen në mënyrën më të përsosur të mundshme.

Por është e rëndësishme të dini se askush nuk ka lindur i përsosur.

Ne nuk mund t’i pëlqejmë të gjithëve përreth nesh dhe as nuk duhet të përpiqemi ta bëjmë atë.

Më poshtë janë disa nga arsyet pse nuk duhet t’i bëni përshtypje të tjerëve dhe t’i jepni përparësi vetes suaj.

Përulja nuk ju bën të dukeni modest

Përulja shihet më shumë si modesti false. Ajo duket më shumë si pjesë e shfaqjes suaj fallso e cila do sjellë shumë bezdi tek njerëzit.

Mos iu përul askujt!

Bëjini udhëtimet për t’i shijuar dhe jo për t’i bërë zili njerëzve në rrjetet sociale

Një studim tjetër pohoi se njerëzit zakonisht udhëtojnë për ‘status shoqëror dhe pëlqime’ sesa për të eksploruar vendin.

Ata zakonisht zgjedhin të bëjnë udhëtime që të tjerët të ndjejnë zili dhe për t’i tregur përmes fotove të tyre në “Instagram” se sa bukur po kalojnë.

Por ajo periudhë është koha që të heqësh dorë nga telefonat, të shijojoni udhëtimin dhe të jeni mirënjohës për atë që keni.

Bëni gjithçka për t’u dukur perfekt në një takim nga frika e refuzimit

Epoka moderne e takimit ka revolucionarizuar në brezin e fundit.

Njerëzit përpiqen të tregojnë anën e tyre më të mirë dhe të lumtur në vend që të jenë të sinqertë.

Kjo ndodh sepse të dyja palët shqetësohen nëse personi që kanë përballë e pëlqen apo jo.

Dije që të jesh i sinqertë është gjë shumë e mirë.

E drejta dhe ndershmëria jote do vlerësohet gjithmonë dhe nuk do të të lerë asnjëherë në baltë.

Nuk jeni vetvetja, hiqeni si dikush tjetër

Ndonjëherë ne shkojmë edhe në ekstreme për t’i bërë dikujt përshtypje.

Vishemi me rroba të bukura dhe hiqemi më miqësor sesa jemi në realitet.

Kjo mund të konsiderohet normale, por sipas një studimi është jo normale nëse një person përpiqet t’i bëjë përshtypje dikujt tjetër duke bërë gjëra që nuk janë të rehatshme dhe të dalë nga vetja.

Tregoni marrëdhënien tuaj në mediat sociale

Në ditët e sotme, çiftet pëlqejnë të publikojnë marrëdhëniet e tyre në mediat sociale për t’ia vërtetuar njëri-tjetrit dhe botës se dashuria e tyre është e fortë.

Një studim pretendon se ky impuls për të ngarkuar shumë postime nga marrëdhënia juaj quhet ndryshe dhe si ‘dukshmëria e marrëdhënieve’.

Çiftet që ndihen të pasigurt me marrëdhënien që kanë ose mund të ndihen paksa të dobët për partnerin, ata përdorin platforma të mediave sociale për t’i vërtetuar botës se ata janë shumë mirë.

Me fjalë të tjera, komentet pozitive nga rrjeti i tyre mund t’i heqin nga shqetësimi i tyre personal për marrëdhëniet.

Shpenzimet ekstravagante në dasma

Në ditët e sotme, shumë dasma bëhen luksoze për t’i bërë përshtypje të ftuarëve. Nuk është një ide e keqe të kesh një dasmë luksoze por sipas një studimi një dasmë e madhe me harxhime të mëdha mund të rrisë shanset për t’u divorcuar.

Nga ana tjetër, martesat e kursyera mund të rezultojnë në martesa të lumtura dhe të zgjatura.

Braktisja e ëndrrave tuaja

Të kesh ëndrra dhe aspirata është një nga mënyrat më të mira për të lulëzuar në jetë, veçanërisht kur keni punuar me gjak, djersë dhe lot për t’i arritur ato.

Ju keni ardhur deri tani dhe jeta ju ka çuar në këtë moment, por gjithçka do të jetë e kotë nëse do të tundoheni të minimizoni gjërat që i keni kushtuar jetën tuaj vetëm për të kënaqur dikë tjetër.

Mos e bëni! Ju meritoni më të mirën për gjithçka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat