Këto festa ju duhet vetëm ky aksesor për flokët

Life style

Këto festa ju duhet vetëm ky aksesor për flokët

Më: 16 dhjetor 2019 Në ora: 06:45
Ilustrim

Në periudhë festash të gjithë mund t’ia lejojmë vetes pak ekzagjerim në stil, aksesorë apo ngjyra. Është shumë e vërtetë që sezoni festiv na jep të gjithëve mundësinë të guxojmë dhe të provojmë gjëra të reja duke dalë nga zona jonë e komfortit. Të gjithë duam të jemi më festivë në periudhën e fundvitit dhe çfarë është më festive se një fjongo flokësh? Velvet, saten, tyl... ka pafund opsione prej të cilave mund të zgjidhni dhe t’i shtoni pamjes suaj pak ngrohtësi festash.

Fjongoja është edhe një prej aksesorëve të preferuar të dukeshës së Kembrixhit, që në fillim të këtij viti ia pamë shpesh ta përdorte. Më pas ia pamë edhe Nicole Kidman-it në tapetin e kuq të Golden Globes.

Këto fjongo janë sugjerimi i Marie Claire për të gjitha ju që i adhuroni aksesorët e flokëve.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat