Maskë për të ndaluar këputjen e flokëve

Life style

Maskë për të ndaluar këputjen e flokëve

Më: 6 janar 2020 Në ora: 16:34
Ilustrim

Vaji i ullirit është një përbërës i shkëlqyeshëm hidratues, i cili ushqen në nivel qelizor dhe nga përdorimi i rregullt i maskave të mëposhtme (lehtësisht të realizueshme në kushte shtëpie) mund t’ju ndihmojë të shpëtoni një herë e mirë nga të gjitha problemet e skalpit të kokës dhe flokëve.

1. Maska për këputjen e flokëve

Kjo maskë e flokëve përmban 3 përbërës vaj ulliri, avokado dhe mjaltë. Avokadot janë të pasura me Vitaminë B, vitaminë E dhe proteina, elementë që u japin shkëlqim flokëve e i bëjnë më të dendur.

Mjalti është gjithashtu një hidratues natyral që ndihmon në parandalimin e humbjes së lagështisë nga skalpti i kokës
Përbërësit:

1 avokado e pjekur

2-3 lugë gjelle vaj ulliri

1 lugë gjele mjaltë

Kos (opsionale)

Përgatitja:

Përzieni 1 avokado të pjekur (prerë në kube të vogla), vajin e ullirit, mjaltin dhe kosin.

Pasi të jetë formuar një masë homogjene aplikojeni këtë përzierje në flokë të lagur duke filluar nga rrënja deri tek majat, living. Mbajeni  për 40-45 minuta.

Shpëlajini flokët me ujë të bollshëm dhe lajini me shampo si zakonisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat