Gjashtë arsye se përse duhet ta monitoroni aktivitetin e fëmijës në internet

Life style

Gjashtë arsye se përse duhet ta monitoroni aktivitetin e fëmijës në internet

Më: 10 janar 2020 Në ora: 12:17
Ilustrim

Disa nëna, baballarë dhe gjyshër janë në dilema se a duhet monitoruar fëmijët në internet apo jo.

Shumë prej tyre nuk duan ta bëjnë këtë për shkak se është cenim i privatësisë.

Por, disa ekspertë tjerë, thonë se monitorimi i aktivitetit të fëmijës në internet nuk është çështje e privatësisë, por e sigurisë!

Më poshtë i keni gjashtë arsye se përse duhet ta keni parasysh monitorimin e aktivitetit të fëmijës në internet.

1. Bulizmi kibernetik
Shumica e fëmijëve ngacmohen online dhe kanë probleme emocionale, por që asnjëherë nuk iu tregojnë prindërve. Monitorimi i aktivitetit mund t’ju vë në dijeni nëse dikush është duke e ngacmuar fëmijën tuaj – ose nëse fëmija juaj është duke e ngacmuar dikë tjetër.

2. Shkëmbimi i mesazheve seksi
Tinejxherët mund të mendojnë se është ‘seksi’ të shkrepin fotografi lakuriq dhe t’ua dërgojnë tjerëve. Por në internet çfarëdo që postohet mbetet aty përgjithmonë. Rrjedhimisht, nëse përhapet fotografia e fëmijës suaj lakuriq, ai/ajo mund të ketë pasoja emocionale, probleme me reputacion, etj.

4. Jeni të paralajmëruar për aktivitetet e rrezikshme
Nëse fëmija juaj është duke u marrë me gjëra ilegale ose është duke menduar të bëjë vrasje, ju do ta keni shansin të intervenoni para se të ndodh diçka e keqe.

3. Grabitqarët e internetit
Interneti është mjeti më i përdorur nga ‘grabitqarët’ e fëmijëve, të cilët e përdorin internetin si mënyrë për të gjetur fëmijë dhe për të krijuar miqësi me ta. Po këta grabitqarë mund ta ngacmojnë seksualisht fëmijën e pafajshëm.

5. E keni mundësinë t’i identifikoni “mollët e këqija”
Disa nga miqtë e fëmijës tuaj mund të jenë duke provuar ta bindin të merret me droga, të vjedhë ose të bëjë diçka tjetër. Edhe këtu ju e keni shansin për të paralajmëruar diçka të gabuar.

6. E mbroni reputacionin e fëmijës
Disa gjëra të caktuara nuk bën të postohen në internet sepse mund ta dëmtojnë reputacionin dhe të ardhmen e fëmijës, e gjithashtu shanset për t’u pranuar në ndonjë punë në të ardhmen. Monitorimi ju mundëson të kuptoni nëse fëmija juaj është duke postuar diçka të gabuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat