Donin të rregullonin oborrin, ndërtuan shtëpizën më të bukur: Këtë mund ta bëjë secili nga ju!

Life style

Donin të rregullonin oborrin, ndërtuan shtëpizën më të bukur: Këtë mund ta bëjë secili nga ju!

Më: 12 janar 2020 Në ora: 22:20
Foto ilustrim

Kjo shtëpizë është bërë zbukurim i oborrit të tyre dhe është dizajnuar për jetë të shëndetshme

Walker dhe Heter dëshiruan të bashkojnë dashurinë e tyre ndaj natyrës dhe pasionin për jetën në hapësira të vogla, andaj në bashkëpunim me punëtorët e ndërtimtarisë dhe me projektuesit ndërtuan shtëpinë e cila gjendet në oborrin e tyre në Portland të shtetit Oregon.

Kjo shtëpizë e vogël ka kulm interesant të shtrembër për shkak të të cilit është bërë stoli e oborrit të tyre.

Krahas materialeve natyrale, shtëpiza shfrytëzon ujin e shiut dhe të gjitha resurset natyrore në mënyrë që jetesa në të të jetë e rehatshme.

Edhe pse Walker dhe Heter kanë shtëpinë me pesë dhoma gjumi, kjo shtëpizë e vogël kohëve të fundit është bërë opsesion i tyre.

Çifti ka në plan që shtëpinë e madhe ta japin me qira dhe të shpërngulen tërësisht në shtëpizën e vogël.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat