Këto 4 veprime që bëni në celular po e dëmtojnë lidhjen tuaj

Life style

Këto 4 veprime që bëni në celular po e dëmtojnë lidhjen tuaj

Më: 14 janar 2020 Në ora: 07:31
Ilustrim

Roli që telefonat luajnë në jetën tonë është i madh, duke marrë parasysh që një person mesatar kalon mbi 4 orë në ditë me telefon në dorë. Nuk është për t'u habitur që telefoni juaj ka një ndikim të madh në shumë aspekte të jetës suaj dhe marrëdhënia me partnerin nuk bën përjashtim.

Mirëpo, duhet pasur kujdes, pasi pa kuptuar mund ta dëmtoni marrëdhënien tuaj, duke e përdorur më shumë seç duhet telefonin.

Kur nuk i tregoni partneres pse po qeshni me telefon në dorë

Kjo gjë i bën njerëzit të ndihen keq dhe të lënë pas dore, kur partneri i tyre është i pranishëm fizikisht me ta, por diçka po e argëton në telefon dhe nuk po i kushton vëmendje. Për më tepër, partnerja mund të fillojë të ndihet e pasigurt dhe xheloze, nëse ju sheh duke buzëqeshur me diçka në telefonin tuaj. Sidoqoftë, situata mund të ndryshojë lehtësisht nëse thjesht ndani me partneren arsyen pse po qeshni. Një studim i fundit konfirmoi që çiftet që qeshin së bashku, qëndrojnë së bashku më gjatë, kështu që mos u tregoni egoist dhe ndajini gjërat me të tjerët.

Mbajtja e telefonit kudo me vete

Ne të gjithë e kemi bërë këtë veprim: kemi dalë nga dhoma dhe e kemi marrë telefonin me vete pa asnjë arsye. Ndonjëherë duket sikur ai është i ngjitur në duart tona. Ky zakon, në fakt, mund të ketë disa pasoja, pasi partnerja mund të mendojë se ju po i fshihni diçka, duke rrezikuar kështu shtimin e një debati mes jush. Së dyti, nëse gjithmonë keni një telefon me vete, ka të ngjarë t’i përgjigjeni menjëherë njoftimeve, duke harruar botën e vërtetë dhe partnerin tuaj, i cili fizikisht po ju pret. Në vend që të kaloni kohë me ata që kanë më shumë rëndësi, ju jeni gjithmonë të hutuar - duke kontrolluar se çfarë po ndodh në Facebook, Instagram dhe Twitter.

Nxitimi për t'i kontrolluar menjëherë njoftimet

Sasia e informacionit në dispozicion me ndihmën e pajisjeve është e pakufizuar dhe duket se nëse nuk e kontrollojmë tani, mund të humbasim diçka të rëndësishme. Është mirë të jeni të informuar, mirëpo jo të gjitha njoftimet që ju vijnë në celular duhet të kontrollohen mënjëherë. Mos i jepni rëndësi çdo gjëje që lexoni në internet. Më mirë kushtojuni kohë personave që keni pranë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat