Dëshironte të kishte buzë të mëdha, 22-vjeçarja rrezikoi jetën nga fryrja

Life style

Dëshironte të kishte buzë të mëdha, 22-vjeçarja rrezikoi jetën nga fryrja

Më: 14 janar 2020 Në ora: 08:02
Cassidy

Një vajzë e cila është shumë e njohur falë kanalit të saj në “Youtube”, ka zbuluar se si mbushja e buzëve për pak sa nuk i ka kushtuar jetën.

Në një rrëfim për “The Sun”, blogerja 22-vjeçare është shprehur se buza e saj gati sa nuk i ra. Ndërsa jeta iu vu në rrezik pasi acidi hialuronik, një substancë që përdoret në disa mbushës, iu injektua gabimisht në një arterie nga një klinikë në Londër.

Pak orë pas trajtimit, Cassidy nisi të kishte dhimbje të forta dhe u tmerrua kur pa se buzët e saj ishin nxirë dhe fryrë.

Por fatmirërisht 22-vjeçarja u shpëtua nga mjekët që i injektuan një enzimë për të shkrirë acidin.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat