5 vitaminat më të mira për rritjen e flokëve

Life style

5 vitaminat më të mira për rritjen e flokëve

Më: 14 janar 2020 Në ora: 14:29
Ilustrim

Shumë njerëz i shikojnë flokët e gjata si një shenjë shëndeti të mirë dhe bukurie. Si çdo pjesë tjetër e trupit, flokët kanë nevojë për një sërë ushqyesish që të rriten dhe të jenë të shëndetshëm. Në fakt, shumë  mungesa ushqyese janë të lidhura me rënien e flokëve. Edhe pse faktorë si mosha, gjenetika dhe hormonet ndikojnë gjithashtu në rritjen e flokëve, ushqyerja në mënyrën e duhur është shumë e rëndësishme.

Më poshtë jepen 5 vitaminat më të mira për rritjen e flokëve tuaj:

Vitamina A

Të gjitha qelizat kanë nevojë për vitamina A që të rriten. Gjithashtu vitamina A ndihmon gjëndrat e lëkurës që të prodhojnë një substancë vajore të quajtur sebum. Sebumi zbut skalpin dhe ndihmon në mbajtjen e flokëve të shëndetshme.

Patatet e ëmbla, karotat, kungujt, spinaqi dhe lakrat jeshile, të gjithë kanë përbërje të lartë beta – karoteni, i cili kthehet në vitaminë A. Vitamina mund të gjendet gjithashtu dhe në produkte shtazore si qumësht, vezë dhe kos.

Vitamina B

Një nga vitaminat më të njohura për rritjen e flokëve është një vitaminë B e quajtur biotinë. Vitamina të tjera B ndihmojnë në krijimin e qelizave të kuqe të gjakut, që përmbajnë oksigjen dhe ushqyes për skalpin dhe folikulat e flokëve. Këto procese janë të rëndësishme për rritjen e flokëve. Vitamina B mund të gjendet në shumë ushqime, duke përfshirë drithërat, bajamet, mishin, peshkun dhe perimet jeshile.

Vitamina C

Dëmtimi i radikaleve të lira mund të bllokojë rritjen dhe të shkaktojë plakjen e flokëve. Vitamina C është një antioksidant i fuqishëm që ndihmon mbrojtjen ndaj stresit oksidativ të shkaktuar nga radikale të lira. Për më tepër trupi ka nevojë për vitaminë C që të prodhojë një proteinë të njohur si kolagjen, një pjesë e rëndësishme e strukturës së flokëve. Vitamina C ndihmon trupin dhe në përthithjen e hekurit, një mineral i nevojshëm për rritjen e flokëve. Luleshtrydhet, specat, portokalli , mandarina etj., janë burime të mira të vitaminës C.

Vitamina D

Nivelet e ulëta të vitaminës D çojnë në rënien e flokëve. Trupi prodhon vitaminë D nëpërmjet kontaktit direkt me rrezet e diellit. Burime të tjera të vitaminës D janë disa kërpudha, peshqit yndyrorë, vaji i mëlçisë së merlucit etj.

Vitamina E

Njëjtë si vitamina C, edhe vitamina E është një antioksidant që mund të parandalojë stresin oksidativ. Burime të mira të vitaminës E janë farat e lulediellit, bajamet, spinaqi dhe avokadot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat