Ky qiri me aromë vagine u shit në kohë rekord në të gjithë botën

Life style

Ky qiri me aromë vagine u shit në kohë rekord në të gjithë botën

Më: 15 janar 2020 Në ora: 21:28
Ilustrim

Dëshironi që shtëpia juaj të mbajë erë vaginë? Mund të duket si një çmenduri e rastit, por nuk është shpikje, është fakt! Ky qiri me emrin "Kjo vjen era vaginë" është shitur nga Goop në kohë rekord për një çmim prej 75$!

Goop nuk është një emër i huaj në çështjet e skandaleve! Dikur, diskutimet që zienin në të gjithë botën për vezët e dizenjuara që të futeshin në vaginë për të forcuar zonën e legenit shkaktuan jo pak probleme, aq sa gjinekologët ngritën edhe padi gjyqësore me pretendimet e tyre shëndetësore, e jo vetëm!

Sot, ky qiri i krijuar nga Gwyneth Paltrow ka rezultuar sukses! Sepse është një trofe mbi seksualitetin e femrës!

Megjithëse duket si qiri që ka shumë pak lidhje me vaginat, në kundërshtim me emrin e tij, sepse nuk mban mirëfilli një erë të tillë, ai sërish është blerë në masë dhe kjo është befasuese! Ka përbërje të barbarozës, agrumeve, kedri dhe trëndafilin e Damaskut. E gjithë kjo përzierje ndihmon për të krijuar një atmosferë fantazie, joshjeje dhe ngrohtësie të sofistikuar.

Qiriu u krijua me ndihmën e parfumierit Douglas Little, i cili bashkë-krijon të gjitha aromat e Goop së bashku me themeluesen Gwyneth Paltrow.

Dhe njerëzit po marrosen ndaj tij!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat