Pyetjet që duhet t’i bëni vetes para se të merrni një vendim emocional

Life style

Pyetjet që duhet t’i bëni vetes para se të merrni një vendim emocional

Më: 16 janar 2020 Në ora: 12:41
Ilustrim

Një person merr mesatarisht rreth 35 mijë vendime çdo ditë, nga zgjedhja e veshjes tek vendi ku do të zhvilloj një mbledhje pune. Është fakt që ne bëjmë rreth 200 gjykime çdo ditë në lidhje vetëm me ushqimin.

Por hulumtimet tregojnë se e gjithë ajo vendimmarrje mund të jetë sfilitëse si mendërisht ashtu edhe fizikisht për njeriun. Është vërtetuar që njerëzit kanë një rezervë të kufizuar energjie ditore që varet nga pushimi dhe mirëmbajtja e duhur. Ndërsa këto rezerva varfërohen me kalimin e ditës, aftësia jonë për të bërë gjykime të shëndosha mund të përkeqësohet.

Për shembull gjykatësit e uritur sundojnë ndryshe. Një studim zbuloi se përqindja e vendimeve pozitive të gjyqtarëve ishte më e lartë në mëngjes, duke u zvogëluar në mënyrë të qëndrueshme me kalimin e orëve. Pse? Kjo ndodh pasi me kalimin e orëve njerëzit lodhen psikologjikisht dhe kanë nevojë për pushim për tu rigjeneruar, kjo u vërtetua pasi edhe pas pushimit të drekës përqindja e vendimeve të favorshme filloi të rritej sërish.

Truku për të marrë vendime më të mira është të kuptoni se si të menaxhoni burimet tuaja të brendshme dhe të pranoni kufijtë tuaj. Sipas studimeve është zbuluar se një nga mjetet më të fuqishme për të trajtuar lodhjen e vendimeve është një praktikë e thjeshtë për kujdesin vetjak të quajtur HALT.

Kjo nënkupton që duhet t’i bëni rregullisht vetes këto 4 pyetje para se të ndërmerrni një vendim:

Jeni i uritur?

Jeni i zemëruar?

Jeni i vetmuar?

Jeni i lodhur?

Nëse përgjigja është PO për këto 4 lloj gjendjesh atëherë është mirë të prisni përpara se të ndërmerrni një vendim. Është e këshillueshme që mendja juaj të jetë e qetë dhe e shplodhur, jo e ngarkuar emocionalisht dhe sigurisht stomaku juaj të jetë i ngopur dhe i qetë.

Për të evituar vetminë gjatë punës, sigurohuni që ta mbyllni ditën tuaj me një aktivitet që ju lidh me njerëz të tjerë qoftë kjo një klasë yoga ose palestre ose dhe thjesht duke kaluar disa orë në ndonjë kafene me miqtë tuaj.

Herën tjetër kur të ndjeheni të mbingarkuar, të mjegullt, të irrituar ose të mërzitur për çfarëdo arsye, provoni të pyesni veten: “A jam i uritur, i zemëruar, i vetmuar ose i lodhur?”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat