A mund t’i eliminoni thinjat? Ekspertët tregojnë metodat natyrale - Bota Sot
A mund t’i eliminoni thinjat? Ekspertët tregojnë metodat natyrale

Life style

A mund t’i eliminoni thinjat? Ekspertët tregojnë metodat natyrale

Më: 16 janar 2020 Në ora: 13:15
Foto ilustrim

Tanimë dihet se një nga shkatarët e thinjave në moshën e hershme është edhe stresi. Sipas ekspertëve, flokët e thinjur të shkaktuara nga stresi zakonisht mund të eliminohen dhe në mënyrë natyrale të kthehen në ngjyrën e tyre.

Sipas ekspertëve, për t’i hequr thinjat e shkaktuara nga stresi duhet që floku të trajtohet si nga jashtë ashtu edhe nga brenda. Për ta mundësuar këtë, duhet që të mbahen dieta specifike dhe të përdoren suplementet e duhura.

Zakonisht preferohet që të konsumohen ushqime, të cilat përmbajnë minerale esenciale si zink dhe kalcium. Këto dy minerale luajnë një rol të rëndësishëm në rikthimin e melaninës, e cila është pigmenti që u jep flokëve ngjyrën.

Krahas këtyre mineraleve preferohet që të konsumohen edhe farat e lulediellit, gjalpi i kikirikut, kërpudhat dhe çokollata e zezë. Krahas konsumimit të këtyre ushqimeve, preferohet që të shmangen edhe ushqimet e procesuara.

Nga ana tjetër, ju mund të përdorni disa maska natyrale, me qëllim që flokut t’i rikthehet ngjyra e mëparshme. Disa nga këto maska janë:

Maska me lëng të qepës- zieni qepën dhe ujin përdoreni për t’i lyer flokët.

Çaji i zi- pasi keni zier çajin e zi, lyeni flokët me të dhe mbajeni për disa orë.

Lëngu i limonit- përzieni lëngun e limonit me vaj kokosi dhe aplikojeni direkt në rrënjën e flokëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat