Si ta kuptoni se qeni juaj ka të ftohtë?

Life style

Si ta kuptoni se qeni juaj ka të ftohtë?

Më: 16 janar 2020 Në ora: 14:22
Foto ilustrim

Stina e dimrit ka ardhur.

Gjatë kësaj kohe duhet të kujdeseni edhe më shumë për qentë tuaj, nesë ata janë duke qëndruar jashtë është koha për ti bërë ata me vend më të ngrohtë.

Disa qenushë janë më të ndjeshëm ndaj të ftohtit, nga kjo zakonisht i dallon gëzofi që ka qeni, mosha dhe shëndeti që ka.

Këto janë disa nga shenjat që mund t’i dalloni se qeni juaj ka të ftohtë:

Përveç dridhjeve nga i ftohti, një tjetër mënyrë për të kuptuar këtë gjë janë veshët e ftohtë.

Lëvizjet e ngadalshme gjithashtu janë një shenjë që qeni duhet të futet brenda, nëse e vëreni që ai nuk po kalon mirë jashtë kjo është për shkak që ka shumë të ftohtë.

Këtë mund ta vëreni edhe nga bishti i cili nuk lëviz dhe është një shenjë që ai po mundohet të ngrohë veten.

Nëse qeni juaj strehohet brenda ndonjë objekti natyrisht kjo është shenjë që po kërkon mburojë nga fryma, bora apo shiu.

Një gjë që duhet ti kushtoni shumë rëndësi gjatë dimrit janë shputat e tyre.

Ato lehtë mund të ngrihen veçanërisht nëse është borë, prandaj nëse shihni që qeni juaj ka filluar të çaloj duhet menjëherë të ngrohet, pasi kjo mund ti sjell probleme serioze në shëndet.

Nëse vëreni që qeni juaj kalon shumë kohë në gjumë apo lëvizjet e tij janë shumë të ngadalshme këto gjithashtu mund të jenë shenja që qeni juaj ka apo ka pasur shumë ftohtë dhe rrezikon të përballet me hipotermi, prandaj duhet menjëherë ta fusni brenda dhe ta mbështillni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat