Gratë pas lindjes kanë nevojë për fizioterapi - Bota Sot
Gratë pas lindjes kanë nevojë për fizioterapi

Life style

Gratë pas lindjes kanë nevojë për fizioterapi

Më: 16 janar 2020 Në ora: 23:55
Foto ilustrim

Pas lindjes, është e zakonshme që gratë të përjetojnë probleme si mos-mbajtja e urinës, ndarja e muskujve abdominal, dhe të kenë dhimbje të legenit.

Kjo është dëshmuar edhe nga një studim i ri i revistës BJOG, studiuesit kanë intervistuar nënat e reja duke i pyetur për dhimbjen që ato kanë ndjerë pas lindjes.

Ata kanë gjetur se rreth 85 për qind e grave kanë përjetuar dhimbje në herën e parë që kanë pasur marrëdhënie seksuale, pas lindjes së fëmijës, dhe gati një e katërta e tyre kanë dhimbje edhe 18 muaj pas lindjes.

“Shumica e nënave kanë përjetuar dhimbje pas lindjes dhe thjesht kanë menduar se është e zakonshme dhe normale, prandaj nuk i kanë trajtuar ato. Ato nuk duhet të jetojnë me dhimbje “, ka thënë Marianne Ryan, një fizioterapist në New York.

Nënat e reja kanë nevoje për fizioterapi tre muaj pas lindjes, në mënyrë që të trajtojnë muskujt e legenit, që janë të traumatizuar nga lindja, thuhet në studim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat