Lidhja e pabesueshme e drogës me flirtimet në punë, zbuloni si ndikojnë në jetën tuaj - Bota Sot
Lidhja e pabesueshme e drogës me flirtimet në punë, zbuloni si ndikojnë në jetën tuaj

Life style

Lidhja e pabesueshme e drogës me flirtimet në punë, zbuloni si ndikojnë në jetën tuaj

Më: 19 janar 2020 Në ora: 06:15
Foto ilustrim

Nëse keni nisur një punë të re dhe një bukurosh/e kalon vazhdimisht pranë jush, mos hezitoni të flirtoni me të.

Fiksimet në vendet e punës janë tërësisht normale dhe mbi të gjitha, kanë një ndikim të madh në jetën tuaj. Madje thuhet se ndjenjat e flirtimeve rrjedhin nga e njëjta pjesë e trurit që besohet të jetë përgjegjëse për varësinë e drogës.

Sipas Jason Hughes, themelues i qendrës psikodinamike "Leicester", flirtimet në punë ndikojnë në mirëqenien dhe shëndetin tuaj.

Duke folur për ‘Stylist’, ai tha se "fluturat në bark" na ndihmojnë të ndihemi më mirë me veten.

“Ne të gjithë duam të ndihemi mirë, flirtimet janë imagjinata dhe mënyra jonë kreative për të mësuar këto gjëra që ne i vlerësojmë tek të tjerët dhe e kemi të vështirë ti shohim tek vetja. Fiksimet na ndihmojmë të ndihemi të gjallë, të ndjejmë dhe na ndihmojmë të imagjinojmë. Kjo është shumë e rëndësishme kur ndjejmë se kemi mbetur në një punë ose marrëdhënie ku çdo gjë është e re", tha Jason.

Ndër të tjera shtoi se i duhet dhënë shumë rëndësi fiksimeve në punë pasi nxjerrin disa ndjenja që nuk i keni përjetuar më parë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat