Faluni dashuri atyre që ju duan me të gjitha të mirat dhe të këqijat - Bota Sot
Faluni dashuri atyre që ju duan me të gjitha të mirat dhe të këqijat

Life style

Faluni dashuri atyre që ju duan me të gjitha të mirat dhe të këqijat

Më: 20 janar 2020 Në ora: 18:44
Ilustrim

Çdo ditë e jetës suaj është një dhuratë e çmuar, kjo është arsyeja pse ju duhet të kaloni kohë me dikë që gjithmonë ju vendos të parën. Dikë që kujdeset për ju thellësisht dhe ju vë gjithmonë në radhë të parë dhe i cili ju ndihmon të kapërceni të gjitha stuhitë në rrugën tuaj. Mos u jepni zemrën tuaj njerëzve toksikë që nuk e meritojnë dashurinë tuaj, përkundrazi ia jepni atyre që kurrë nuk do të ndalen t’ju tregojnë se ia vlen të jenë krah jush. Dikë që vlerëson çdo sekondë që kaloni së bashku dhe ju sheh sa herë që mbyllni sytë. Dikë që ju bën të ndjeheni si në shtëpi, kur ju mbështjell me krahët e tij.

Kaloni ditët tuaja me ata që duan të shohin shkëndijën në sytë tuaj kur flisni për gjërat që doni dhe sigurohuni që që të keni përkrah dikë që dëshiron të dijë gjithçka për ju, i cili investon dashurinë e tij gjatë gjithë kohës dhe që ju do thellësisht, pa marrë parasysh sa zgjat. Angazhohuni me dikë që do t’ju bëjë të besoni përsëri në dashurinë e vërtetë, dikë që nuk do të guxonte t’ju zhgënjejë, dikë që nuk do t’ju largojë kurrë dhe nuk do t’ju bëjë të qani, dikë që nuk do të bëjë kurrë asgjë për t’ju lënduar. Dikë të cilit mund t’i besoni me çdo kusht dhe që ju bën të ndjeheni të mbrojtur dhe të dashur.

Dikë që është gjithmonë atje për ju dhe ju mbështet pa kushte, dikë që e di vlerën tuaj dhe beson se nuk duhet të bëni mrekulli për të arritur qëllimet tuaja. Gjithmonë zgjidhni atë që ju frymëzon të bëheni versioni më i mirë i vetvetes, i cili ju dëgjon me kujdes dhe ju ofron një shpatull për të qarë, dikë që dëshiron ta kalojë gjithë jetën e tij me ju që dëshiron që të rriteni së bashku, ndoshta së bashku me fëmijët tuaj.

Kur dikush ju trajton sikur të ishit gjëja më e rëndësishme në jetën e tyre, kjo do të thotë që ata janë plotësisht të përkushtuar për t’ju dashur. Të jesh përparësia kryesore e dikujt do të thotë të jesh i gatshëm për të bërë gjithçka për ta bërë partnerin të lumtur. Dikë që është dashuri juaj dhe miku juaj më i mirë.

Ky person i veçantë do t’ju trajtojë dhe respektojë ashtu siç e meritoni vërtetë. Ai do të jetë i gatshëm të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të eliminuar të gjitha shqetësimet tuaja, sepse gjëja që ai dëshiron më shumë është që të ndjeheni të sigurt dhe të dashur në krahët e tij. Ju meritoni të jeni me dikë që kurrë nuk do të ndalet së zgjedhuri ju, sepse gjithmonë mbani mend: ju meritoni të dashuroheni plotësisht!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat