“Kam frikë mos e shtyp”- Peshon gjysmë toni dhe është 2 metër i gjatë, “Hulk” has në vështirësi për gjetjen e nuses - Bota Sot
“Kam frikë mos e shtyp”- Peshon gjysmë toni dhe është 2 metër i gjatë, “Hulk” has në vështirësi për gjetjen e nuses

Life style

“Kam frikë mos e shtyp”- Peshon gjysmë toni dhe është 2 metër i gjatë, “Hulk” has në vështirësi për gjetjen e nuses

Më: 21 janar 2020 Në ora: 09:21
Arbab Khizer Hayat

Një burrë pakistanez, që peshon 435 kilogramë dhe që e konsideron veten më të fortin në botë dhe që është vetëquajtur “Hulk”, është në kërkim të nuses.

Ai quhet Arbab Khizer Hayat dhe jeton në qytetin pakistanez, Mardan. 27-vjeçari është dy metër i gjatë dhe ha 38 kokrra vezë çdo mëngjes.

Ai thotë se nuk e ka pasur kurrë problem madhësinë  e tij trupore, vetëm se tani e ka pak të vështirë gjetjen e një partnereje.

I riu ka shpallur një njoftim publik se po kërkon nuse e deri më tani kanë aplikuar rreth 300 gra, po asnjëra nuk i përmbush kushtet e tij, gjatësinë dhe peshën.

Frika e tij është se mos e shtypë atë që do të bëhet bashkëshortja e tij, një shqetësim i kuptueshëm për një njeri që peshon gjysmë toni.

Image
Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat