3 këshilla…si të rrisni vetëbesimin

Life style

3 këshilla…si të rrisni vetëbesimin

Më: 21 janar 2020 Në ora: 15:04
Ilustrim

Vetëbesimi është një ndjenjë që lind me ne dhe rritet me ne. Por, ndonjëherë vetëbesimi pëson ndryshime, të cilat provokohen nga të tjerët, si kritikat që mund të bëjnë miqtë apo familjarët, apo një dështim në punë. Arsyet mund të jenë të shumta, por në thelb ndodh që besimi që keni për veten është i pakët. Për këtë arsye s’duhet të nënvlerësoni asgjë që ka lidhje me autostimën, por duhet të bëni maksimumin që të mos keni probleme. Ndiqni këshillat tona…

Hapi i parë për ta bërë efikas dhe përfundimtar transformimin tuaj, duhet të vijë nga thellësia e shpirtit. Mendoni pozitivisht dhe mos kini gjithmonë nevojën që të tjerët t’ju miratojnë dhe japin të drejtë. Largojini nga mendja kritikat shkatërruese. Ajo që mendoni për veten ka përparësi më shumë se çdo gjë tjetër. Meritoni të jeni të lumtur, pavarësisht kritikave që mund t’ju lëndojnë. Nëse gaboni në diçka, kalojeni dhe faleni veten. Vetëm kështu mund të ktheni faqen dhe të rifitoni harmoninë.

Hapi i dytë lejon të vlerësoni veten fizikisht. Kini kujdes për trupin duke qenë në formë me ushtrime të përditshme. Ushtrimi fizik, përveçse ndikon për mirë në shëndet, ju lejon edhe të çlironi stresin e të çlodheni. Nëse është e mundur, caktoni takime të vazhdueshme tek estetisti për kujdesin e fytyrës, duarve dhe këmbëve. Qershia mbi tortë është që të visheni mirë. Kur jeni të sigurt për pamjen fizike, ndryshon edhe mënyra se si ndërveproni me të tjerët. Kjo nuk do të thotë se duhet të investoni shuma të mëdha parash për të blerë veshje firmato apo këpucë të modës së fundit. Kujdesuni vetëm që veshjet të jenë të një cilësie të mirë.

Hapi i tretë. Kur të keni plotësuar objektivat që i keni vënë vetes, ua transmetoni edhe të tjerëve sigurinë që keni arritur. Dhurojuani këtë siguri të tjerëve që të mund të përfitojnë nga çdo gjë e mirë që keni mësuar. Vetëbesimi nuk duhet t’ju bëjë narcizistë. Përballuni me të tjerët pa pasur frikë se mund të gaboni. Shpreheni mendimin tuaj, edhe pse mund të jetë i ndryshëm. Kjo gjë do t’ju bëjë më mirë juve se sa të tjerëve pasi do të ndalni së menduari për problemet që keni. Kjo gjë do t’ju shtojë vetëbesimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat