Prezantohet diamanti i dytë më i madh në botë, shifra marramendëse e vlerës

Life style

Prezantohet diamanti i dytë më i madh në botë, shifra marramendëse e vlerës

Më: 22 janar 2020 Në ora: 18:21
Diamanti i dytë më i madh në botë

Firma gjigante "Louis Vuitton" ka prezantuar diamantin e dytë më të madh në botë që peshon 350 gram dhe ka përmasa sa një top tenisi.

Kompania synon të hyjë në botën e argjendarive luksoze me gurin e çmuar, që u zbulua në Botsëana vitin e kaluar.

Emri i këtij diamanti 1.758 karat është Seëelo dhe u ble nga Vuitton.

Nuk është zbuluar çmimi i saktë i gurit të çmuar, por drejtuesit e kompanisë thanë se bëhet fjalë për miliona. Ndërkohë, ekspertët e kanë vlerësuar me 50 milionë dollarë.

Kompania që zotëron Louis Vuitton, LVMH ka blerë së fyndmi edhe kompaninë luksoze amerikane të bizhuterive, Tiffany&Co, për 16.2 miliardë dollarë dhe pritet që të hyjë fuqishëm në treg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat