Ja cilat gra kanë më shumë shanse të divorcohen

Life style

Ja cilat gra kanë më shumë shanse të divorcohen

Më: 23 janar 2020 Në ora: 00:59
Foto ilustrim

Një studim suedez ka dalë në përfundimin se gratë që ngrihen në detyrë dhe marrin poste më të mirë sa më parë kanë shanse goxha më të larta për t’u divorcuar në krahasim me kolegët e tyre burra.

Kërkuesit zbuluan se disa lloje ngritjesh në detyrë thuajse dyfishonin normën e divorceve për gratë, por jo për burrat.

Gratë e studimit që morën poste si kryebashkiake apo deputete kishin më shumë shanse të divorcoheshin se burrat në këto poste. Të njëjtat rezultate vlejnë për gratë në punë zyre. Ato që ngriheshin në detyrë në pozita me rëndësi, divorcoheshin brenda pesë vitesh që nga marrja e postit.

Një faktor i paneglizhueshëm ishte diferenca në rrogat e burrit dhe gruas. Nëse diferenca pas ngritjes në detyrë ishte e madhe, martesa i largohet gjithnjë e më shumë normës kulturore që pretendon që burri të kujdeset financiarisht për gruan dhe shtëpinë.

Një nga burrat që mori pjesë në studim hodhi dritë mbi arsyet që çojnë në këto divorce. Ai tha se në momentin që gruaja e tij u ngrit në detyrë, “s’donte t’ia dinte më për të apo për shtëpinë.”

“Duhet të jemi më të vetëdijshëm mbi mënyrën si i formojmë çiftet. Nuk është mënyra idea

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat