Disa sekrete si të dukeni të pastër edhe nëse nuk bëni dush

Life style

Disa sekrete si të dukeni të pastër edhe nëse nuk bëni dush

Më: 24 janar 2020 Në ora: 18:26
Ilustrim

Të bësh dush çdo ditë të ndihmon të jesh më e relaksuar, e pastër dhe më e mbrojtur nga bakteret. Ndonjëherë mund të jeni duke nxituar dhe koha nuk ju premton për të bërë një dush, për shembull kur udhëtoni. Ka disa mënyra për të shmangur aromat e pakëndshme, në mënyrë që mos të ndiheni në siklet.

Përdorini vajrat e trupit

Është më mirë të përdorni vajra që kanë aromën tuaj të preferuar sesa parfumet me spërkatje, sepse vaji është më i vështirë për t’u larguar nga lëkura, detyrimisht aroma do të zgjasë më shumë. Mbajeni gjithmonë me vete dhe mund ta fërkoni lëkurën tuaj disa herë gjatë ditës.

Përdorni letra të lagura

Letrat e lagura do t’ju ndihmojnë të largoni papastërtitë. Mjafton t’i përdorni për të eliminuar bakteret kur e mendoni se e keni të nevojshme.

Përdorni deodorant sa më shpesh

Një ndër gjërat më të domosdoshme që duhet të keni në çantë është deodoranti. Në fund të ditës ai do të jetë heroi juaj, sepse do t’ju shpëtojë nga aromat e padëshirueshme.

Ndërroni të brendshmet

Sipas ekspertëve, ka shumë persona që djersijnë rreth pjesëve intime - nëse ju e keni këtë siklet, atëherë ju sugjerojmë të mbani me vete të brendshme rezervë. Materiali është i rëndësishëm, zgjidhni pambukun.

Çorape në çantë?

Po, po e lexuat shumë mirë. Këmbët janë pjesë e trupit që djersiten më shumë dhe kjo sjell aromën e pakëndshmë në këpucët tuaja. Ndryshoni çorapet vazhdimisht, që të minimizoni erën e keqe. Gjithashtu, është ide e mirë nëse shtoni pudër bebesh në këpucë. Mos u habisni, ajo do të përthithë lagështirën nga këmbët.

Shmangni disa ushqime

Qepa, hudhra dhe specat djegës janë ushqimet që lënë aromë të pakëndshme edhe pasi i keni konsumuar. Nëse jeni duke dalë apo keni të rëndësishme, bëni mirë të konsumoni perime dhe fruta, ato janë më të freskëta dhe mbajnë aromë të mirë.

Vishni rroba të gjera

Rrobat e ngushta mund t’ju duken më elegante dhe t’ju tregojnë linjat trupore më bukur, por ato i sjellin ngrohtësi trupit dhe për pasojë mund të djersiteni më shpejt. Djersitje do të thotë aromë e padëshirueshme. Veshjet e gjera do t’ju bëjnë të ndiheni më  komode gjatë ditës.

Hidratoni lëkurën

Nëse hidratoheni shpesh gjatë ditës, do të dukeni më të freskët. Pini shumë ujë dhe përdorni kremra të lehtë për fytyrën me aroma të këndshme, kështu lëkura do të duket si një bebe.

Përdorni shampo për flokë të thatë

Kjo shampo do të rigjallërojë flokët dhe do të bëjë që yndyra mos të lerë shenja. Volumi i flokëve do të dyfishohet dhe shkëlqimi do t’ju çelë nurin.

Përdorni fjongo zbukuruese

Nëse jeni me nxitim dhe nuk keni kohë për të larë flokët, një tjetër metodë efikase dhe e shpejtë është edhe fjongoja e flokëve. Zgjidhni një fjongo me një trashësi të konsiderueshme në mënyrë që ajo të mbulojë papastërtitë dhe aromën jo të mirë të flokut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat