Projekti i fundjavës: sekreti i duarve të bukura që asnjë specialist nuk jua ka thënë

Life style

Projekti i fundjavës: sekreti i duarve të bukura që asnjë specialist nuk jua ka thënë

Më: 25 janar 2020 Në ora: 19:29
Ilustrim

Sezoni kur lëkura është e thatë është në kulmin e tij, që do të thotë se duhet të tregojmë shumë kujdes për të siguruar një lëkurë të butë dhe të hidratuar gjatë të gjithë këtyre muajve të ftohtë të dimrit.

Është një zonë e trupit që ne shpesh e neglizhojmë dhe e marrim shumë lehtë. Kutikulat. Nëse asnjë specialist thonjsh nuk jua ka treguar, çelësi i një manikyri të mrekullueshëm në duar janë pikërisht kutikulat e buta dhe të hidratuara.

Një nga mënyrat më të lehta për të mbajtur kutikulat të hidratuara e gjithmonë të buta është vaji i ullirit. Po, është e vërtetë! Thjesht, merr pak vaj ulliri në kuzhinë dhe lyej me të rreth e rrotull thonjve. Ndryshimin do ta ndiesh menjëherë – kutikula më të buta.

Mbaje ashtu për rreth 10-15 minuta, në mënyrë që lëkura rreth thonjve të zbutet mjaftueshëm dhe pastaj shpëlaji duart me ujë të ngrohtë. Përsërite këtë trajtim disa herë në javë për hidratim maksimal.

Është shumë e thjeshtë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat