Aty ku mungon respekti, nuk ka as dashuri

Life style

Aty ku mungon respekti, nuk ka as dashuri

Më: 6 shkurt 2020 Në ora: 16:46
Ilustrim

Respekti, sipas përkufizimit të fjalorit, është një ndjenjë dhe sjellje, e cila tregon konsideratë për të drejtat, vlerën dhe meritat e të tjerëve. Diçka shumë e rëndësishme në çdo marrëdhënie, jo vetëm në dashuri.

Megjithatë për fat të keq ndodh që të kemi të bëjmë me njerëz që nuk tregojnë aspak respekt, qoftë në marrëdhëniet në çift ose miqësi edhe në marrëdhëniet mes të afërmve dhe të njohurve.

Por ku nuk ka respekt, nuk ka as dashuri. Sepse kjo e fundit, duke qenë një ndjenjë afeksioni, e cila fsheh vetë dëshirën për të bërë mirë për ata që doni, nuk mund të ekzistojë nëse nuk ka konsideratë.

Si shfaqet mungesa e respektit? Në shumë mënyra, për shembull duke poshtëruar para njerëzve të tjerë, keqtrajtuar, fyer, duke tallur personin që thua se e do. Edhe ata që nuk inkurajojnë partnerët ose miqtë e tyre, që të besojnë në vetvete, të ndjekin ëndrrat e tyre, të kultivojnë interesat, të vazhdojnë ambiciet e tyre, ndoshta nga zilia ose xhelozia, nuk kanë respekt.

Edhe pse në botë, e cila është e madhe dhe e laemishme, ekzistojnë forma të ndryshme respektimi, por pavarësisht gjithçkaje disa sjellje janë fyese.

Fatkeqësisht ndodh që disa njerëz, mbase shumë egoist, nuk i kuptojnë qëndrimet e tyre të papërshtatshme, dhe në këto raste, mund të jetë e vështirë të gjesh një marrëveshje ose të hysh në një dialog paqësor.

Sidoqoftë, zgjidhja nuk është as të heshtësh, duke e lënë veten të mbytemi nga egoizmi i të tjerëve, as të bjesh në një qëndrim moralist, i cili sheh gjeste mosrespektimi kudo, për shkak të mungesës së empatisë.

Në fund të fundit, respekti është shumë i rëndësishëm në marrëdhëniet e çdo çifti, dhe jo vetëm, sepse pa të dashuria, konsiderimi, vetë miqësia, zhduket. Nga ana tjetër, çfarë kuptimi ka që të jemi së bashku, me një person që nuk demonstron me fakte se dëshiron të mirën tonë? Respekti gjithashtu kalon përmes kësaj, sepse njeh vlerën e të tjerëve dhe nuk e mbyt atë, duke bërë që të mbizotërojë interesi i tij.

Dhe nëse në disa raste ia vlen të ofrosh një shans, në të tjera është më mirë të ndërpresësh marrëdhëniet pa shumë ndjenjë faji, sepse pa respekt jetojmë keq dhe me trishtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat