Mënyrat e thjeshta dhe mjaft praktike për t’i dhuruar vetes dashuri, në ditën e Shën Valentinit

Life style

Mënyrat e thjeshta dhe mjaft praktike për t’i dhuruar vetes dashuri, në ditën e Shën Valentinit

Më: 12 shkurt 2020 Në ora: 19:18
Ilustrim

Dita e Shën Valentinit shpesh është e përqendruar në shfaqjen e dashurisë ndaj të gjithëve përreth nesh – miqve, familjes, partnerëve dhe fëmijëve tanë. Ndërsa është e rëndësishme, festa është gjithashtu një “justifikim” i përsosur për ta trajtuar edhe veten me dashuri e kujdes. Dhe, ne nuk po flasim vetëm për maska për fytyrën, por për shumë aspekte të tjera të ditës dhe jetës.

Prandaj, merrni pak kohë për t’u larguar nga puna, pastrimi, gatimi dhe gjithë ngarkesa mendore në listën tuaj të detyrave. Ushqeni trupin tuaj. Bëni prioritet shëndetin tuaj – si atë mendor ashtu edhe atë fizik. Vendosni synime të mëdha për të arritur. Bëni diçka që vërtet doni të bëni. Sepse ju e meritoni.

Ja disa ide si t’ia fillosh:

Shkruaj 10 gjëra që të bëjnë ta duash veten.

Planifiko të dalësh një mbrëmje me mikeshat.

Krijo një hapësirë vetëm për vete në shtëpi dhe mbushe me gjërat e tua të preferuara.

Dil njëherë vetëm dhe shfrytëzoje këtë moment për të kuptuar si ndihesh vërtet, larg kaosit.

Vish rrobat e tua të preferuara pa arsye.

Cakto një orar për çdo ditë kur mund të pushosh, qoftë dhe 5 minuta.

Medito rreth gjërave që të bëjnë të lumtur këtë periudhë.

Vendos kufij për këtë vit.

Lexo një libër që e shtyn prej kohësh.

Shpenzo kohë për t’u lidhur me dikë që do, por jo domosdosmërisht të flasësh shpesh me të.

Kryej një aktivitet fizik që ke dashur gjithmonë ta provosh.

Shkruaj qëllimet që dëshiron të arrish këtë vit, edhe nëse ndonjë prej tyre ngjan si çmenduri. Lejoje veten të ëndërrosh.

Vendos në sfond këngën tënde të preferuar dhe kërce ose qaj me të, në varësi të asaj që të bën të ndihesh mirë për momentin.

Fli, ngopu me gjumë. Angazho partnerin me disa nga detyrat e tua.

Bëj diçka që ta bën të përditshmen më të thjeshtë. Për shembull bli një makineri kafeje.

Përjashto dy detyra në javë dhe mos u ndje fajtore për to.

Gjej kohë për t’u kënaqur plotësisht, bëj një telefonatë pa të ndërprerë askush, pi diçka që të pëlqen etj.

Bëj një ditë pushim nga rrjetet sociale.

Mbushe shtëpinë me lulet e tua të preferuara.

Hiq nga dhoma gjithçka që të krijon rrëmujë dhe nuk të sjell asnjë përfitim.

Shtrihu pak për t’u qetësuar gjatë ditës.

Lër orar për një masazh trupi apo fytyre ose një lloj tjetër trajtimi për veten.

Hiq dorë nga dy prej detyrave të tua që të krijojnë shumë bezdi, për shembull merr dikë të ndihmojë në punët e shtëpisë, ose çoji rrobat për t’i larë në pastrim kimik.

Bëj një maskë fytyre në shtëpi.

Ha shëndetshëm dhe sigurohu që po pi mjaftueshëm ujë gjatë ditës.

Konsumo verën dhe çokollatën tënde të preferuar.

Hiq nga rrjetet sociale çdo person që nuk ka ndikim pozitiv tek ty.

Fale veten për gabimet e së kaluarës.

Lexo pesë artikuj që të frymëzojnë.

Bëj një dush të nxehtë, të gjatë.

Kujto se ti je mjaftueshëm e mirë, sa herë ke dyshime për veten.

Gjej kohë për të qëndruar vetëm me partnerin, pa celular, pa televizor, pa kompjuter.

Shkruaji të gjitha mendimet e tua në një copë letër që të lirohesh prej tyre dhe të nisësh një fillim të ri.

Bëj një seancë streçing për muskujt e tu.

Rri pa bërë asgjë për 5-10 minuta.

Komplimentoje veten, siç do të bëje me vajzën tënde.

Rikujto një pasion të vjetër që ke pasur dikur.

Krijo prioritete për detyrimet që ke gjatë ditës. A është vërtet kaq i rëndësishëm pastrimi i dyshemesë çdo mbrëmje? Ndoshta jo.

Kërko ndihmë. Nga një shoqe, një terapiste, një i afërm.

Shiko një film që e ke pëlqyer gjithmonë.

Bëj një blerje për veten.

Kujtoji vetes se je e bukur.

Planifiko disa ditë pushim vetëm me partnerin ose shoqen e ngushtë.

Kryej marrëdhënie seksuale me partnerin.

Vër në kornizë një vizatim të fëmijës tënd dhe vendose diku që ta shohësh shpesh.

Shko shumë herët në shtrat dhe rimerr energjitë që të duhen.

Lër takimin e rëndësishëm që e shtyn prej kohësh: tek dentisti, tek gjinekologu, një mamografi. Kujdesu për shëndetin tënd.

Bëj një shëtitje të gjatë në vendin tënd të preferuar dhe reflekto si të kanë shkuar gjërat.

Ndrysho pamjen në një sallon bukurie.

Vizito një vend të preferuar në qytetin tënd dhe shijoje.

Planifiko një fundjavë pa asnjë angazhim, ku të kalosh kohë vetëm me partnerin larg fëmijëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat