Zbulo nëse partneri të dashuron me të vërtetë, testi është interesant - Bota Sot
Zbulo nëse partneri të dashuron me të vërtetë, testi është interesant

Life style

Zbulo nëse partneri të dashuron me të vërtetë, testi është interesant

Më: 14 shkurt 2020 Në ora: 19:59
Ilustrim

Psikologët pohojnë se ekzistojnë modele specifike të sjelljes që tregojnë se marrëdhëniet tuaja kanë arritur në një bllokim ose nuk kanë qenë serioze që nga fillimi. Përveç kësaj, ata përmendim disa fjalë specifike ose ndërtime gjuhësore që mund të çojnë në shkatërrimin e çdo marrëdhënie, ose të sinjalizojnë se partneri juaj nuk ju pëlqen më.

Si mund ta zbulosh? Fare thjesht: Nëse ai nuk i përdor kurrë këto fjalë, atëherë jeni ne rrugën e duhur.

Bright Side ka bërë një listë me fjalët apo fjalitë e tilla që një person i dashuruar nuk ia thotë kurrë partneres së tij.

"S’kam pse të të jap ty llogari për veten time"

Sigurisht, nuk duhet t’i marrim në pyetje partnerët tanë dhe nuk është e nevojshme që të na shpjegojnë çdo hap që ata hedhin, por është mëse normale që të dimë se si ka kaluar ditë apo nëse ka ndonjë problem. Një njeri që të do nuk e merr kurrë një kërkesë për të folur si shkak për t’u grindur.

"S’është problemi im” ose “është problemi yt

Fjalë të tilla janë një shenjë e qartë se marrëdhënia juaj po shkon drejt fundit, nëse partneri juaj nuk është i interesuar për problemet tuaja, edhe nëse kërkoni ndihmë, atëherë ai nuk ka më ndjenja për ju. Një njeri që ju do, gjithmonë do ta gjejë kohën dhe mundësinë për t’ju ndihmuar.

“Nëse nuk më pëlqen, atëherë gjej dikë tjetër”

Një person përpiqet që t’ju manipulojë me fjalë të tilla. Ai nuk dëshiron që të ndryshojë, ose të paktën të bëjë një përpjekje për t’u përmirësuar. Një njeri që ju do është gati të bëjë kompromise shumicën e rasteve, janë më të butë në komunikim dhe gjithmojnë respektojnë mendimin e partneres.

“Bëj çfarë të duash”

Këto fjalë tregojnë se partneri juaj është i largët dhe indiferent ndaj jush. Ai nuk kujdeset që t’ju vijë në ndihmë kur jeni në situata të vështira.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat