Tregohuni të kujdesshëm! Këta lloje partnerësh mund t’ju shkatërrojnë jetën

Life style

Tregohuni të kujdesshëm! Këta lloje partnerësh mund t’ju shkatërrojnë jetën

Më: 15 shkurt 2020 Në ora: 13:32
Foto ilustrim

Disa njerëz nuk janë të mirë në një lidhje, ndërkohë që të tjerë përkushtohen shumë. Edhe pse në fillim çdokush mund të duket i përsosur dhe pa të meta. Në fakt ka disa lloje partnerësh që jo vetëm do prishin lidhjen, por do shkatërrojnë dhe jetën tuaj.

Ja cilët janë ata:

1. Të varurit

Të kesh një lidhje me një mashkull të varur ndaj drogës, alkoolit, apo bixhozit, është tepër e vështirë dhe e lodhshme. Ju vetëm mund të shkatërrojë jetën tuaj, por edhe të familjarëve të tu. Jeta nuk është drogë, alkool dhe bixhoz, por shumë më tepër se aq.

2. Abuzuesit

Mund t’ju nododh që të përballeni me meshkuj dhunues dhe ata nuk ushtrojnë vetëm dhunë fizike, por dhe psikologjike. Mund të duken të sjellshëm në pamje të parë, por karakterin e vërtetë e tregojnë me kalimin e kohës. Zgjidhja e vetme, është të largoheni prej tij.
3. Të rriturit, me sjellje fëmije

Të gjithë kemi një “fëmijë” brenda nesh, dhe kjo është e mrekullueshme! Por, disa meshkuj, ai “fëmijë i brendshëm” përfaqëson personalitetin e tyre. Pa marrë parasysh sa i rritur është, ai gjithmonë mbetet një fëmijë. Kjo është shkatërruese për një lidhje.

4. Meshkuj pa emocione

Të kesh emocione, për disa meshkuj, është shenjë dobësie. Por një femër ka nevojë të ndihet e mbështetur, ka nevojë për dashuri dhe emocione. Dështimi emocional është shenjë indiference, dhe indiferenca e bën dashurinë të pavlefshme.

5. Perfektët

Perfeksioni është përparësi për shumë njerëz. Por e rëndësishme është të jeni të vërtetë, sesa të përsosur. Kur bëhet fjalë për marrëdhënie, nuk ka perfeksione dhe nuk kërkohen perfeksione.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat