Gënjeshtrat që shumica prej nesh i përdorin në rrjetet sociale

Life style

Gënjeshtrat që shumica prej nesh i përdorin në rrjetet sociale

Më: 15 shkurt 2020 Në ora: 19:43
Foto ilustrim

Ditët e sotme, shumica prej nesh janë në të paktën një platformë të mediave sociale. Dhe ndërsa Facebook dhe Instagram mund të duken si mënyra të mira për t’u lidhur me miqtë, kolegët dhe anëtarët e familjes që nuk i shihni shumë shpesh, shumë prej sjelljeve dhe kontakteve janë të rreme ose joreale. Njerëzit largohen shumë nga vetvetja për të paraqitur kështu versionin më të mirë të vetes në mediat sociale, edhe nëse ai version nuk është saktësisht i vërtetë.

Pra, nëse ish i/e dashuri/a juaj mund të postojë fotografi të shumta me gjysmën e re pranë vetes, thjesht dijeni që komentet e tyre të dashura për fotografitë e njëri-tjetrit nuk tregojnë gjithë historinë. Plus, me filtrat dhe photoshop-in, është e pamundur të dalloni dikë si është në realitet nga imazhet e postuara dhe të kuruara në Instagram.

Me kaq shumë mundësi për të krijuar versione “më të mira” të vetvetes në internet, shanset janë të mëdha që edhe ju të keni ‘gënjyer’ ose postuar diçka jo si është në të vërtetë në mediat sociale. Është koha për t’u treguar realist dhe për të folur rreth gënjeshtrave që të gjithë janë fajtorë duke i treguar apo postuar ato në një moment në mediat sociale.

Dhe për të mos gabuar më në internet, ja cilat janë 27 gabimet nga të cilat duhet të hiqni dorë:

Gënjeni për arritjet tuaja

Ekzagjeroni rëndësinë tuaj në punë

Të bëni sikur puna juaj është më magjepsëse se sa është në të vërtetë

Mbi filtroni me ngjyra pamjet nga udhëtimet tuaja

Ose thjesht gënjeni për vendet që keni vizituar

Pretendoni të jeni në gjendje më të mirë financiare sesa jeni vërtet

Prezantoheni sikur keni një stili jetese “të shëndetshme”, ndërkohë që realisht nuk e keni

Gënjeni për regjimin tuaj të fitnesit

Shfaqeni si intelektual dhe i lexuar më shumë se sa realisht jeni

Abuzoni me imazhet e realitetit të prindërimit

Pretendoni të jeni gjithmonë i lumtur

Zbukuroni dhe fryni më shumë se sa duhet lidhjen tuaj intime/personale me dikë

Gënjeni për statusin tuaj si ‘single’ (beqar)

Silleni sikur e keni harruar tërësisht ish të dashurin/rën tuaj

Shfaqeni sikur keni një lëkurë të mrekullueshme me drita dhe filtra

Postoni selfie pa grim ose make-up por të ekzagjeruara me drita/filtra

Ose tregoni imazhe personale se si e kuroni fytyrën tuaj me kremra ose bimë në detaje

Pretendoni të jeni më i aftë se sa jeni

Ekzagjeroni me imazhe ‘dramatike’ ndërsa jeni sëmurë ose i lodhur

Pretendoni të jeni miq me të gjithë dhe me këdo

Gënjeni për rrethanat e një eventi (duke u shtirur si kryesor ose i rëndësishëm në të)

Zbukuroni më shumë se sa duhet një dalje me miq apo kolegë

Paraqitni postimet dhe imazhet e njerëzve të tjerë si tuajat

Mbi dozimi i natyrës tuaj bamirëse

Duke e tepruar me nivelin tuaj të veprimtarisë politike

Gënjeni për moshën tuaj

Aktroni sikur asgjë s’iu prek dhe s’iu intereson

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat