Çfarë rrobash nuk duhet të vishni nëse keni lëkurë të thatë? - Bota Sot
Çfarë rrobash nuk duhet të vishni nëse keni lëkurë të thatë?

Life style

Çfarë rrobash nuk duhet të vishni nëse keni lëkurë të thatë?

Më: 15 shkurt 2020 Në ora: 22:19
Foto ilustrim

Nëse keni bërë gjithçka për të mbajtur nën kontroll lëkurën e thatë – si pirja e ujit, përdorimi i kremrave hidratues, moslarja me ujë të nxehtë – duhet t’u kushtoni rëndësi edhe materialeve të rrobave. A po përdorni copat e duhura?

Sipas Joshua Zeichner, dermatolog, nëse keni lëkurë të thatë, ekzistojnë disa pëlhura të caktuara që mund ta përkeqësojnë situatën. “Fijet natyrale si pambuku dhe mëndafshi janë më të përshtatshmet. Fijet sintetike, si poliestër, janë të ashpra për fytyrën.”

Fibrat natyrale janë gjithnjë më të mira, por kjo s’do të thotë se fijet sintetike nuk duhen përdorur në asnjë moment – thjesht duhet të zgjidhni me zgjuarsi. Nëse zgjidhni fibra sintetike, përdorni viskozë – një lloj fibre artificiale që përdor burime natyrore si druri.

Pulovrat e punuara me lesh të ashpër mund të acarojnë lëkurën ndaj nuk duhet t’i përdorni. Pulovrat e zakonshme këshillohet t’i vishni sipër një bluzeje pambuku.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat