Si të mos pajtoheni me shefin pa u pushuar nga puna

Life style

Si të mos pajtoheni me shefin pa u pushuar nga puna

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 18:35
Ilustrim

Konsideroni me kujdes vendin dhe kohën…

Ndonjëherë nuk është se çfarë thua, por është se ku dhe kur e thua.

Prandaj, nëse ajo çfarë ke për të thënë do ta bënte shefin të ndjehej keq në sytë e tjerëve, më mirë konsideroje vendin dhe kohën prapë…

Filloni pozitivisht

Kur i flitni dikujt me autoritet, jo domosdoshmërish duhet të shfaqësh natyrën tuaj të egër, por duhet të silleni me kujdes.

Dhe kjo është pikërisht arsyeja se përse duhet të fillosh kundërshtimet tuaja duke përmendur diçka pozitive.

Bëni pyetje

Menaxheri apo shefi juaj e ka rolin kryesor, prandaj nuk do të ndjehej mirë nëse t’i do të filloje të kritikoje dhe të jepje instruksione.

Prandaj, bëni pyetje shefit tuaj për t’ia bërë të qartë se dëshironi diskutim bashkëpunues.

P.sh., mund të thoni diçka si: “Më pëlqen ideja jote për të mbajtur takime ekipore çdo javë. Sidoqoftë, mendoj që dita e mërkurë është më e preferueshme se dita e enjte për t’i mbajtur këto mbledhje. Çfarë mendon ti?”

Respektoni vendimin final

Në fund, shefi juaj e merr vendimin final. Pavarësisht se nëse ai/ajo e mbështet apo e kundërshton mendimin tënd, ti duhet të respektosh vendimin final.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat