Historia e 28-vjeçares/ “Kam fjetur me më shumë se 130 burra, varësia ndaj seksit desh më shkatërroi jetën”

Life style

Historia e 28-vjeçares/ “Kam fjetur me më shumë se 130 burra, varësia ndaj seksit desh më shkatërroi jetën”

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 22:24
Frankie Considine

Ndodh edhe kështu.

Teksa merr në dorë celularin e saj, britanikja nis dhe kërkon klientin e radhës.

Frankie Considine nis të kalojë mes dhjetra emra të burrave të listuar në kontaktet e saj.

Ajo thotë se ka bërë seks me katër prej tyre në 24 orët e fundit.

Dhe kërkon me ngulm të lërë një tjetër takim.

Kjo është një ditë e zakonshme nga historia tronditëse e 28-vjeçares, e cila po i nënshtrohet një terapie, për të lënë pas sëmundjen.

“Mund të funksionoja e të vazhdojë ditën time vetëm nëse e dija që do të merrja goditjen e radhës në seks,” thotë Frankie, e cila pretendon se ka fjetur me 130 burra.

“Ishte një prioritet për mua saqë e planifikoja para punës apo kujdesit për veten”.

Por megjithse Frankie i shijonte emocionet, thotë se kishte një kosto të lartë për shendetin e saj fizik dhe mendor.

Ajo nisi të bjerë në depresion, mori shumë sëmundje seksualisht të transmetueshme dhe mbeti shtatzënë pa e pasur idenë se kush ishte i ati, para se të diagnostikohej zyrtarisht e sëmurë, "me varësi nga seksi".

“Thoja në punë se isha sëmurë për t’u takuar me miqtë për seks”, thotë 28 vjeçarja.

Kjo është një sëmundje e lidhur kryesisht me burrat, por llogaritet se ka në Britani rreth 660,000 femra që “vuajnë” nga pasojat e saj.

Prindërit e Frankie u ndanë kur ishte 13 vjeç dhe e ema iu largua. Kështu që shpesh ajo qëndronte e vetme në shtëpi teksa babai punonte si taksixhi. Dhe nisi kështu një eksperiencë që tani kërkon të harrojë dhe t’i kthehet normalitetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat