Ky është shteti me burrat më të shëmtuar në botë

Life style

Ky është shteti me burrat më të shëmtuar në botë

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 08:44
Foto ilustrim

Ky ishte vlerësimi për burrat irlandezë, sipas BeautifulPeople.

Sipas grafikut vjetor të bukurisë së një faqe në internet, burrat irlandezë janë “më të shëmtuarit në botë” dhe nuk është një lajm i shkëlqyeshëm për Britanikët, sepse ata u renditën në pozitë shumë të ulët, raporton “Daily Star”.

Burrat irlandezë dhe gratë gjermane janë “më të shëmtuarat në botë”, kjo sipas një aplikacioni të diskutimit të takimeve që lejon vetëm njerëzit tërheqës të bashkohen. BeautifulPeople.com është një uebfaqe me bazë në Los Angeles që zbuloi se burrat irlandezë kishin rezultatet vjetore më të këqija në “Listat e tyre të bukurisë”.

Nuk është një lajm i mirë as për Britanikët, të cilët u vendosën të 18-tët nga 21 vendet e anketuara, me vetëm ato nga Irlanda dhe Polonia që konsiderohen më pak tërheqëse. Dhe pavarësisht se Gjermania ka një varg supermodelesh mahnitëse, si Heidi Klum dhe Claudia Schiffer, ato nuk u renditën më lartë se vetëm 13%.

Duke folur për rezultatet, Greg Hodge, Drejtori Menaxhues i BeautifulPeople, tha se ka shumë shembuj të burrave irlandezë shumë të pashëm në Hollywood, si Cillian Murphy, Colin Farrell, Michael Fassbender dhe Jamie Dornan.

Këta janë burrat nga secili vend që janë aprovuar për t’u bashkuar me këtë faqe:

Suedia: 60%

Brazili: 41%

Danimarka: 40%

Italia: 37%

Portugalia: 35%

Argjentina: 32%

Norvegjia: 27%

Spanja: 25%

SHBA: 24%

Kanada: 23%

Australia: 22%

Franca: 20%

Gjermani: 20%

Kore: 18%

Kina: 17%

Japoni: 15%

India: 11%

Mbretëria e Bashkuar: 9%

Rusia 9%

Polonia: 7%

Irlandë: 6%.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat