Dekorimi efektiv: Ky detaj shkëlqyeshëm përshtatet në çdo enterier

Life style

Dekorimi efektiv: Ky detaj shkëlqyeshëm përshtatet në çdo enterier

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 06:36
Foto ilustrim

Zakonisht ngjyrat e zbehta rozë, e hirta apo e bardha – dhe çdo gjë do të jetë perfekt

Bari pampas tashmë disa sezone është hit absolut kur është fjala për rregullimin e enterierit. Për shkak të dukjes interesante pampas një ndër bimët më të njohura zbukuruese sërish ka vërshuar Instagramin.

Bari pampas është bimë jogjethërënëse shumëvjeçare, ndërkaq është në mënyrë natyrale i përhapur në rajonin e Afrikës Jugore.

Fletët i ka të gjata dhe të mprehta në skaje, kërcejtë të gjatë sikur kallami, ndërkaq lulet janë të radhitura në formë fshese ngjyrë rozë, të hirtë apo të bardhë.

Pikërisht për këtë shkak duket shumë i efektshëm në hapësirë dhe përshtatet shkëlqyeshëm në çdo enterier.

Është e nevojshme që barin pampas ta vendosni në vaze më të madhe apo më të vogël dhe me të mundeni të zbukuroni pothuajse çdo hapësirë në shtëpi.

Mund ta gjeni në shumë qendra tregtare dhe në dyqane të luleve, ndërkaq ne në vazhdim kemi veçuar disa shembuj se si mund t’i kombinoni në shtëpinë tuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat