Për flokë me yndyrë, kjo është zgjidhja më e mirë

Life style

Për flokë me yndyrë, kjo është zgjidhja më e mirë

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 08:51
Foto ilustrim

Kur nuk keni kohë të mjaftueshme për rutinën e bukurisë, veçanërisht në mëngjes, ka gjithmonë një zgjidhje të shpejtë dhe funksionale.

Kur fëmijët apo punët e përditshme nuk ju lejojnë që të bëni një dush përpara se të dilni, por flokët tuaj kanë nevojë urgjente për t’u rregulluar, atëherë do t’ju mjaftojë vetëm pak pudër bebesh.

Nëse nuk keni pudër, atëherë mund të përdorni niseshte ose sodë buke.

Mirë do të ishte që pudrën ta përzieni me një nga këta përbërës që përmendëm më sipër. Kurdo që të keni një nevojë ekstreme për të larë flokët shpejt, thjesht lyeni me këtë përzierje.

Mënyra të tjera për të ‘luftuar’ flokët me yndyrë janë këto :

Zgjedhni shampo të përshtatshme, me argjilë ose hithër, që gjenden në farmaci.

Shampoja neutrale, që ju mund të holloni me ujë, është më efektive.

Bëni maska me argjilë herë pas here.

Përdorni balsam tek majat e flokëve duke qenë se ato rrezikojnë të thahen.

Shmangni masazhimin e kokës gjatë larjes me shampo.

Shtoni një ose dy pika vaj esencial rozmarine ose livando në shampon tuaj.

Krihni flokët me krehër me dhëmbëza plastike ose një furçë të bërë nga fibrat natyrore.

Lani flokët me ujë të ftohtë.

Përdorni tharëse flokësh në temperaturë të ftohtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat