Më mirë të jesh egoist i shëndetshëm

Life style

Më mirë të jesh egoist i shëndetshëm

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 10:04
Ilustrim

Egoizmi ose altruizmi? Zgjedhje e vështirë. Ka njerëz që janë në gjendje të harrojnë veten, të kapërcejnë vakte dhe të mos kujdesen ashtu siç duhet për veten e tyre, ndërsa për të mirën e të tjerëve, ata munden, jepen, falin gjithçka nga vetja, madje edhe sikur të kapërcejnë zjarrin apo ujin. Është e mundur të takosh individë të tillë, të cilët konsiderohen si altruistë.

Altruizëm nga pasiguria: si të dalësh nga kurthi

Ekziston vetëm një rrugëdalje: filloni të përqendroheni në jetën personale tuajën dhe jo të dikujt tjetër. Mësoni se vetëm një person që kujdeset për veten dhe ndjek interesat e tij, mund të bëhet përftues dhe ndihmues edhe për të tjerët. Problemi është se altruistët, shpesh, besojnë se të menduarit para së gjithash për veten, mund t’i transformojë ata në egoistë të paskrupullt. Asgjë më shumë se e gabuar.

Kuptimi i termit egoizëm apo altruizëm

Sipas Oscar Wilde “egoizmi nuk konsiston në të jetuarit si të na vijë, por duke kërkuar që të tjerët të jetojnë ashtu siç na duket neve”. Egoizmi është kërkimi i përparësisë, edhe me koston e dëmit, ose të kufizimit të interesave të të tjerëve. Edhe kjo pikëpamje mund të jetë gjithashtu e gabuar.

Egoist “i shëndetshëm”: një vizion i ri

Është mirë të mendosh për veten: nuk po flasim për egoizmin, por për dashurinë për veten. Ka të bëjë vetëm me vështrimin e gjërave nga një pikëpamje tjetër. Të shkoni në piceri dhe të kërkoni t’ju sjellin picën e preferuar, nuk është egoizëm. Përse duhet të zgjidhni një picë që nuk ju pëlqen? Të kërkosh atë që do, nuk ka të bëjë me atë që meriton, por në të vërtetë, për atë që synon: thjesht, e duam atë gjë. Sigurisht, jo të gjitha situatat e jetës janë kaq të dukshme, ka raste kur duhet të bëhen edhe kompromise. Sekreti është të mësojmë të bëjmë dallimin: nganjëherë dëshirat dhe nevojat tona mund të ndikojnë drejtpërdrejtë te njerëzit e tjerë, ose dëshirat dhe nevojat e njerëzve të tjerë mund të jenë në konflikt me tonat. Në të dyja rastet është e rëndësishme të ruani një ekuilibër të caktuar midis vetë-afirmimit të shëndoshë dhe vlerësimit e respektit për të tjerët.

Karakteristikat e një egoisti të “shëndetshëm”

Këtu janë disa karakteristika të atyre që kanë mësuar ta trajtojnë veten me të njëjtin respekt me të cilin trajtojnë të tjerët, pa shkelur askënd:

Një egoist i shëndetshëm e di pozicionin e tij. Gjithkush ka nevojë të vendosë kufij, përtej të cilave njerëzit nuk duhet të shkojnë. Kur dikush përpiqet t’i ndryshojë mendjen një personi, ka të ngjarë që thjesht të kthehet në pozitën e tij të fillestare. Le të marrim një shembull: në një dyqan makinash, një individ i thotë shitësit se buxheti i tij maksimal është 10 000 Euro. Nëse shitësi përgjigjet “kemi një model të ri, me sedilje lëkure dhe çati prej 13 000 Euro”, përgjigjja duhet të jetë “faleminderit, por buxheti im është 10 000”. Dhe, nëse shitësi thotë që për këtë shifër gjendet vetëm një karakatinë, individi e përshëndet me edukatë dhe kontakton një tregtar tjetër. Ky është një egoist i shëndetshëm: kërkon diku tjetër.

Një egoist i shëndetshëm mund të komunikojë pozicionin e tij. Kur dikush përpiqet të nderojë dëshirat ose të miratojë pozicionin tonë, ai na bën të lumtur. Kur subjekti afirmon atë që ai dëshiron ose ka nevojë, është duke bërë veten e tij të lumtur. Nëse në një rast merrni një ftesë nga një mik dhe festa përfundon në orën 6 të mëngjesit, dhe nuk e keni në program të qëndroni jashtë gjithë natën, mund të thoni jo, ose të pranoni duke thënë se, do të largoheni nga festa rreth orës tre të mëngjesit. Jo domosdoshmërisht njerëzit kanë për qëllim të shkelin arsyet e veta. Nëse nuk komunikoni se çfarë dëshironi, duke pritur që të tjerët t’ju lexojnë mendjen, atëherë jeni larguar nga qëllimi.

Një egoist i shëndetshëm nuk pyet nëse e “meriton” atë që do. Ne nuk duhet të dyshojmë nëse e meritojmë apo jo një gjë të caktuar. Duhet të përpiqemi për të kuptuar se çfarë duam dhe të lëvizim në drejtimin e dëshiruar. Ata që nuk vendosin kufij, shpesh ndjejnë se nuk “meritojnë” të vendosin kufij, sepse janë mësuar të vënë të tjerët në vendin e parë. Pamundësia për të deklaruar atë që ata duan, ndikon në uljen e vetëbesimit, dhe krijon një rreth vicioz të vazhdueshëm.

Të gjithë e dinë se nuk mund të marrin atë që duan në jetë, por sigurisht që nuk do ta marrin nëse nuk e kërkojnë. Është e këshillueshme që të përqendroheni në atë që doni ose keni nevojë, në vend që të pyesni nëse jeni i denjë për ta marrë objektin e dëshiruar. Kjo predispozitë e mendjes do ta udhëheqë subjektin drejt suksesit dhe do ta bëjë më të sigurt në vetvete, sepse “Detyra kryesore në jetën e gjithsecilit është t’i japësh dritë vetes”, thotë Erich Fromm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat