4 shprehi sekrete të miliarderit: Njerëzit e suksesshëm dhe të pasur veprojnë kështu sapo të ngrihen nga shtrati

Life style

4 shprehi sekrete të miliarderit: Njerëzit e suksesshëm dhe të pasur veprojnë kështu sapo të ngrihen nga shtrati

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 19:32
Foto ilustrim

Eksperti i psikologjisë dhe i ndërmarrësisë, Rafeal Badcig, në librin e vet “Sekreti i një miliard dollarëve: 20 parime të pasurisë dhe suksesit të miliarderëve”, ka zbuluar çfarë është e përbashkët e njerëzve më të fuqishëm financiarisht

Për pesë vjet ka bërë intervista me 21 miliarderë dhe ka mësuar që të gjithë i kanë gjashtë shprehi të njëjta, të cilat u kanë ndihmuar të realizojnë “mbretëritë” e tyre.

Të pasurit më së shpeshti ngrihen herët në mëngjes, zakonisht në 05:30

Pikërisht kjo shprehi ka qenë vendimtare për sukses, sepse zgjimi i hershëm i bën më produktivë dhe më energjikë. Për shembull, drejtori ekzekutiv i “Twiterit”, Jack Dorsey, zgjohet në agun e dritës dhe para se të fillojë punën vrapon disa kilometra.

Miliarderët kujdesen për shëndetin

Kanë regjim të rreptë të ushtrimit, pa e marrë parasysh moshën. Te shumica e të pasurve dhe e njerëzve të suksesshëm sporti paraqet rutinën e mëngjesit.

Kjo u jep vitalitet dhe forcë mendore, u ndihmon që më qartë të mendojnë dhe i bën më të disiplinuar dhe më të vendosur. Sporti i mëson për punë ekipore, si të fitojnë dhe si të humbin, por edhe me modestinë.

Miliarderët meditojnë, nuk pinë duhan dhe ushqehen shëndetshëm

Pos sportit, aktiviteti i vetëm në të cilin rregullisht e kalojnë kohën është leximi (gazetat ditore, revistat, biografitë, librat afaristë…).

Janë shumë të ekuilibruar, për të gjitha dëshirojnë të mendojnë mirë, pa marrë parasysh përse është fjala.

Kanë rutina dhe rituale të rrepta

Për sukses afatgjatë në afarizëm, thonë, më e rëndësishme është rutina e mëngjesit. Autori i librit thekson që miliarderët janë njerëzit më të disiplinuar të cilët i ka njohur ndonjëherë dhe që vetes dhe njerëzve me të cilët bashkëpunojnë u vënë standarde të larta.

Megjithatë, duhet pasur parasysh që ata nuk janë kurrfarë superheronj, por persona të cilët ndonjëherë gjithashtu i kaplon përtacia, mirëpo janë të vetëdijshëm për këtë dhe nuk lejojnë veten që të bien në kurthin e përtacisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat