Edhe pse mund ta doni shumë partnerin, këto gjëra s'keni pse t'i bëni për të

Life style

Edhe pse mund ta doni shumë partnerin, këto gjëra s'keni pse t'i bëni për të

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 22:40
Foto ilustrim

Pavarësisht sa e doni partnerin tuaj, ka disa gjëra që s’keni pse i bëni për të. Dihet që kur biem në dashuri me dikë, tentojmë të bëjmë gjëra që e kënaqin atë, por kjo nuk do të thotë se duhet të ndryshoni për të.

Ja disa gjëra që një grua nuk duhet t’i bëjë kurrë për një burrë:

Të ndryshoni mënyrën e të veshurit

Shumë shpesh partneri ju bën komplimente për mënyrën e të veshurit dhe ju mund t'ju vijë mirë, por kur bën komente negative për mënyrën si jeni veshur apo stilin e jetesës, shkakton pakënaqësi dhe në vend që t’ju ndihmojë, ju bën të kaloni në paranojë. Kurrë mos e ndryshoni mënyrën e të veshurit për dikë. Nëse doni ta bëni, bëjeni për veten tuaj.

Të ndryshoni sjelljen tuaj

Nëse mënyra juaj e të sjellurit shqetëson partnerin, do të thotë që ju vlerëson vërtet për atë që jeni. Është një gabim që bëhet kur marrëdhënia është në fazat e saj të para, por nuk ka gjë më të gabuar.

Të lini mënjanë gjërat që ju bëjnë të lumtur

Edhe pse jeni shumë të dashuruar dhe mendoni se nuk mund të jetoni dot pa partnerin tuaj, nuk është kështu. Një marrëdhënie nuk do të thotë se ekziston vetëm ai, do të thotë edhe të ketë hapësira lirie për të kultivuar hobi-t tuaja dhe për të menduar për veten.

Të harroni miqtë tuaj

Shumë njerëz, pas njohjes me partnerin, i braktisin miqtë e tyre. Megjithatë, një marrëdhënie mund të përfundojë, kurse një miqësi jo. Miqësitë janë të rëndësishme dhe nuk duhen mbajtur vetëm atëherë kur na leverdis.

Të bëni gjëra kundër vullnetit tuaj

Asnjëherë mos bëni diçka që nuk dëshironi ta bëni, vetëm për të kënaqur partnerin. Bëni gjëra që i ndjeni vërtet dhe jo ato që do ai.

Askush nuk është ekspert në dashuri dhe askush nuk ka lindur  i vetëdijshem se si është. Rrugës mësohet se çfarë është e drejtë dhe çfarë jo. Këto që kemi renditur më sipër, janë gabime të zakonshme që mund të bëhen, por kujtoni të mos ndryshoni veten për të kënaqur ‘atë’ i cili ndoshta nuk ka interesa të tjera përveç se t’ju ndryshojë. Jini vetja juaj, nëse është i duhuri do t’ju pranojë me të mirat dhe defektet tuaja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat