Bukuria e të qenit Teze!

Life style

Bukuria e të qenit Teze!

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 13:40
Ilustrim

E bukura e të qenurit teze konsiston në ndarjen e momenteve unike dhe argëtuese, të shoqëruara nga të qeshura dhe shumë dashuri me fëmijën e motrës. Kjo marrëdhënie mund të kalojë çdo limit e madje tezja ndonjëherë e toleron edhe thyerjen e ndonjë rregulli.
Të qenurit teze është ndyshe nga të qenurit nënë, ka shumë dashuri në mes, por nuk ka shumë lodhje, prandaj ajo do të jetë në gjendje të zhvillojë më tepër lojëra me fëmijën. Mos u çudisni kur të shikoni fëmijën tuaj të vrapojë pas motrës tuaj për të bërë diçka që ju nuk ja lejoni.

Një shoqe shumë e mirë e lojërave fëmijënore, një mike shumë e mirë për të shprehur problemet në moshë madhore, do të jetë kjo tezja e cila shpesh do të dëgjojë problemet e fëmijës tuaj dhe madje do të mbajë edhe sekrete, duke i dhënë nga ana tjetër këshillat e duhura fëmijës tuaj.
Ajo do të jetë një mike speciale dhe gjithmonë gati për të dëgjuar fëmijën tuaj, dhe madje këtë do ta bëni edhe ju me fëmijët e motrës tuaj.

E dini se cfarë thonë për tezen?
Vetëm ajo është në gjendje të përqafojë si një nënë, të mbajë sekretet si një motër dhe të flasë në lidhje me dashurinë si një mike!

Po fëmijët tuaj çfarë marrëdhënie kanë me tezen?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat