Përfitimet që sjell meditimi para pasqyrës

Life style

Përfitimet që sjell meditimi para pasqyrës

Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 10:10
Ilustrim

Kur jemi emocionalisht larg vetes, nëse ndaj vetes ndiejmë hidhërim, turp, faj apo inat, ato emocione i projektojmë edhe në raport me të tjerët. Dëshironi të heshtni atë zë kritik, të dashuroni dhe ta pranoni veten ashtu siç jeni, provoni meditimin para pasqyrës, të cilin e ka shpikur mësuesja amerikane e meditimit dhe trajnere e transformimit, Moun D’Simone:

1. Meditimin fillojeni duke parë fytyrën tuaj në pasqyrë, pesë minuta, tri herë në javë. Nëse dëshironi, vendosni muzikë të lehtë në sfond. Fokusohuni në frymëmarrje dhe qëndroni të pranishëm duke përsëritur mantrën: “E dua veten, e pranoj veten, jam e sigurt”. Ritualin përsëriteni dy herë në javë.

2. Javën e ardhshme zgjateni kohën e meditimit në dhjetë minuta dhe bëjeni këtë pesë ditë në javë.

3. Kur t’i përfundoni dy veprimet e para, qëndroni lakuriq para pasqyrës e cila është mjaftueshëm e madhe që të shihet e gjithë figura juaj dhe përsëriteni të njëjtën mantër për dhjetë minuta. Përmbajuni këtij rituali së paku një javë.

Është e mundshme që ditët e para, do të vëreni të metat tuaja. Në atë moment kur të bëheni të ndërgjegjshëm për mendimet tuaja negative, mbani qëndrim posaçërisht të butë ndaj vetes.

Mendimet vendimtare dhe negative do të zbehen nga dita në ditë, derisa në pasqyrë të shihni personin e mrekullueshëm i cili ju buzëqesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat