Pesë mënyrat e shpejta për ta larguar stresin pa u larguar nga tavolina e punës

Life style

Pesë mënyrat e shpejta për ta larguar stresin pa u larguar nga tavolina e punës

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 16:39
Ilustrim

Të gjithë e dimë këtë ndjenjë, ose së paku e kemi provuar një herë në jetë.

Ndonjëherë ndjejmë nevojën të ngrihemi nga tavolina jonë e punës dhe të dalim për atë që njihet ndryshe si “të marrim pak ajër”, në mënyrë që të largojmë stresin dhe të vazhdojmë punën.

Por, ndërkohë merrni ndonjë telefonatë dhe duhet të qëndroni patjetër edhe pesë-gjashtë minuta tjera – e në rastin më të keq të mos ngriteni më fare.

Në këtë rast duhet të veproni ndryshe, që të heqni stresin teksa nuk mund t’i shmangeni tavolinës së punës dhe obligimeve që ju presin.

Më poshtë gjeni pesë mënrya të shpejta për të reduktuar stresin duke qëndruar në tavolinën e punës.

1. Masazhi i veshëve

Kjo duket shumë e çuditshme për t’u bërë në vendin e punës, por ësthë një praktikë nga mjekësia tradicionale kineze e cila është dëshmuar se funksionon. Të tjera studime mjekësore kanë treguar se masazhi i veshëve (ose akupresioni aurikular) ç’liron stresin dhe ankthin para dhe pas operacioneve te pacientët.
Truku është që veshi të bëhet masazh me gjentilesë, në qendër të pjesës së epërme të veshit. Kjo pikë që quhet pika Shen Men thuhet se e largon stresin dhe shton energjinë, që është pikërisht ajo që ju nevojitet gjatë një dite plot me punë.

Nëse keni vështirësi që të gjeni këtë pikë, atëherë bëni masazh pjesën e brendshme të veshit dhe më pas edhe pjesën e jashtme. Kjo duhet të prodhojë efektin e njëjtë sikurse pika Shen Men.

2. Ndërroni hapësirën e punës

Prindërit tuaj e kanë pasur gjithmonë mirë kur ju kanë thënë të pastroni dhomën. Mendja juaj reflekton hapësirën e punës dhe anasjelltas.

Edhe nëse jeni të stër ngarkuar me punë, atëherë patjetër gjeni kohë dhe ndërroni pozitën e gjërave tuaja dhe pastroni hapësirën e punës.

Kur e keni rregulluar tavolinën tuaj, rregulloni edhe veten. Atëherë mund të vazhdoni punën me energji të re.

3. Truku me gishtat

Nëse dëshironi t’u jepni pushim gishtave tuaj, atëherë kujdesuni që t’i fërrkoni mirë, por keni kujdes me gishtat e mëdhenj.

Masazhoni kujdesshëm rrathët në gishtat tuaj të mëdhenj, me shumë gjentilesë duke relaksuar muskujt.

4. Teknika e frymëmarrjes

Para se thuani se ju dini si ta bëni këtë, lexojeni këtë mirë. Kur merrni frymë thellë, që është gjëja më e thjeshtë, ju mund të relaksoheni – por edhe më shumë mund ta bëni këtë nëse praktikoni edhe disa gjëra tjera të vogla.

Është e thjeshtë. Kur merrni frymë, paramendoni që ajrin e keni në stomak në vend të gjoksit. Shtyni stomakun para që të tërhiqni ajrin sa më poshtë, më pas ç’lironi duke bërë të kundërtën. Punoni pak me muskujt tuaj që të keni tri frymëmarrje, më pas kthehuni në ritmin e zakonshëm. Tash jeni më të relaksuar për t’i kryer punët tuaja.

5. Relaksimi progresiv

Kjo teknikë medituese përdoret për të luftuar ankthin dhe stresin, kurse është mënyrë e shpejt për të lidhur trupin tuaj pa shkuar diku.

Filloni me gishtat e këmbëve duke i tensionuar dhe ngadalë duke i çliruar muskujt. Punoni lart nëpër trup duke ç’liruar muskujt në këmbë, në stomak, krah dhe qafë, e madje edhe në fytyrë.

Nuk merr shumë kohë dhe do të përfundoni me energji të lartë, të gatshëm për t’u përballur me sfidat e mbetura të ditës.

Stresi në zyre është një gjë që nuk mund t’i ikni, por nuk duhet të jetë patjetër kështu. Gjeni kohë për t’u kujdesur për veten dhe ju do të nxjerrni frytet duke hyrë në ritëm të punës me produktivitet të rritur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat