Dy mënyra me të cilat mund ta zbuloni dikë që ka motive të fshehta…

Life style

Dy mënyra me të cilat mund ta zbuloni dikë që ka motive të fshehta…

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 17:03
Ilustrim

Kur dyshon që dikush mund të ketë motive të fshehura, gjithmonë ndjeheni të shqetësuar dhe stresuar kur jeni afër tyre

Sidoqoftë, ndonjëherë është shumë vështirë për ta zbuluar dikë që ka motive të fshehta, prandaj në këtë artikull mund t’i lexoni dy mënyrat se si ta zbuloni këtë dhe ta parandaloni veten nga manipulimet e ndryshme.

Vëreni gjuhë të çuditshme të trupit dhe kontakt me sy

Njerëzit që gënjejnë zakonisht kanë motive të fshehta. Gënjeshtarët kanë tendenca të përpiqen të mbajnë kontakt me sy të qëndrueshëm dhe paksa jo komod, pasi që mendojnë se kjo e dëshmon se ata janë të “besueshëm”.

Nëse kontakti me sy është sikurse i detyruar, atëherë mundësitë janë të mëdha që bashkëbiseduesi është duke gënjyer. Gjithashtu, kapsitja e shpeshtë e syve është shenjë e gënjeshtrës.

Keni emocione negative pasi që flisni me ta

Posa të kenë përfunduar bisedën, ju ndjeheni të frustruar, konfuz, keqkuptuar dhe më të vetmuar se zakonisht. Një ndër mënyrat për ta zbuluar dikë me motive të fshehta është edhe duke shikuar se si ju bën të ndjeheni.

Emocionet tuaja negative janë shenjë paralajmëruese që diçka nuk është në rregull.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat