Zbuloni: Sekretet e fitnesit të vallëzuesit profesionist

Life style

Zbuloni: Sekretet e fitnesit të vallëzuesit profesionist

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 10:39
Derek Hough

Derek Hough, e di mirë si vallëzimi mund të jetë brutal nëse nuk mbahet rregullisht dhe rreptësisht kondicioni

Derek Hough (34) është vallëzues profesionist i baletit dhe mban rekordin për numrin e fitoreve në emisionin “Vallëzim me yjet” (madje gjashtë herë).

Rreth Vitit të Ri ka ndrydhur këmbën, mirëpo falë asaj që është atlet i klasit botëror, nga ky lëndim shumë shpejt është shëruar.

Rutina e tij e stërvitjes nënkupton stërvitje pesë herë në javë, kombinon stërvitjet e fuqisë, jogën dhe kardio-stërvitjet. Gjithashtu, kurdo që i jepet rasti vozit biçikletën në ambient të hapur, ushtron boks dhe noton.

Vallëzimi është vetvetiu stërvitje, andaj derisa është nëpër turne edhe shfaqje, Derek nuk shkon në palestër. Mirëpo, kur nuk ka shfaqje, në të gjitha mënyrat përpiqet që të jetë në kondicion të mirë.

“Rundi i tetë në ditë e cila zgjat 12 orë. E gjithë teknika të cilën e keni zotëruar për të qenë sa më profesionist dhe për të kursyer forcën, si edhe stërvitjet me të cilat mbani kondicionin, bien në ujë. Pas një ditë të këtillë hyni në modelin e mbijetesës”, thotë Derek për Men’s Health.

Energjia, për Derekun, vjen edhe nga kuzhina – nëse hapni frigoriferin e tij do të shihni qumësht bajameje, lëng selinoje, avokado, kastravecë vegjël, kombucha. Ushqimin e bazon në zëvendësimin mish pule-peshk-perime.

Nëpër turne posaçërisht insiston në vazhdimësinë, andaj atëherë në menynë e tij të përditshme gjenden mishi i peshkut, kinoa, patatja e ëmbël.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat