Altruizmi, karakteristika që e bën një mashkull mjaft tërheqës për femrat

Life style

Altruizmi, karakteristika që e bën një mashkull mjaft tërheqës për femrat

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 17:46
Ilustrim

Shumë njerëz mendojnë se nëse nuk është pamja e mirë ajo që e bën tërheqës një mashkull ndaj grave, atëherë padyshim që është sensi i humorit. Por, studime të vazhdueshme tregojnë se altruizmi është karakteristika kryesore e një mashkulli me të cilën i tërheq gratë që kërkojnë një lidhje serioze.

Një studim i ri i British Journal of Psychology ka zbuluar se meshkujt altruist bëjnë më shumë seks. Sipas studimit, meshkujt që kishin raportuar më shumë vepra altruiste bënin më shumë seks dhe kishin më shumë partnerë seksual.

Një studim tjetër i publikuar në janar të këtij viti në revistën Evolutionary Psychology iu kishte prezantuar 202 femrave meshkuj të ndryshëm prej të cilëve mund të zgjidhnin. Gratë kishin zgjedhur meshkujt më tërheqës dhe egoist për të kaluar natën, por për lidhje afatgjatë kishin zgjedhur meshkujt altruistë, qoftë nëse kishin qenë tërheqës apo jo.

E gjithë kjo nuk do të thotë se aspektet e tjera nuk kanë rëndësi. Hulumtuesit  tregojnë se humori është karakteristikë e rëndësishme për gratë kur zgjedhin një mashkull. Sensi i mirë i humorit i bën gratë të supozojnë se mashkulli është më inteligjent.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat