Hulumtimet sjellin rezultat shqetësues për pajisjen për tharjen e duarve

Life style

Hulumtimet sjellin rezultat shqetësues për pajisjen për tharjen e duarve

Më: 5 mars 2020 Në ora: 11:24
Foto ilustrim

Në të mirën e njerëzimit duke u munduar të jemi më shoqërorë me natyrën dhe ta ruajmë atë, ne kemi krijuar gjera të shumë të mira.

Makineria për tharjen e duarve që përdoret në tualete, mund të konsiderohet si zbulim i fundit. Kjo sepse janë eliminuar letrat e tualetit që përdoreshin për tharjen e duarve, raporton “DailyHealthPost”.

Por a janë të mira këto makineri?

Sipas shkencëtarëve këto makineri për tharjen e duarve nuk janë aspak të mira për shëndetin tuaj. Ato vendosen në tualete dhe gjatë qëndrimit thithin ajrin dhe bakteret e ndryshme. Pas tharjes së duarve të gjitha ato baktere transmetohen në duart tona.

Për sa baktere bëhet fjalë?

Gjatë një kërkimi, ekspertët bënë testimin për 30 sekonda të një makinerie për tharjen e duarve e cila ishte e ndezur tek dhoma e ndërrimeve, dhe pjesa e dytë, dy minuta në të njëjtën dhomë por makineria e ndalur. Rezultatet ishin shumë befasuese.

Nga ky hulumtim doli që tharësi i duarve të kishte 18 deri në 60 baktere, derisa makineria ishte e ndalur, në të gjendej një baktere.

Nga këto hulumtime shihet qartë që letra e tualetit është më shumë higjienike për të tharë duart.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat